“Shënimet e Konferencës”, Miku, Nëntor 2022, f. 5.
Shënimet e Konferencës
Gjithkush mund të Shërbejë
Presidenti Ouks tregoi historinë e një burri që quhej z. Gabriel, që ndihmoi mijëra fëmijë refugjatë. Ai krijoi “shkollat nën pemë”, ku fëmijët mblidheshin për mësime nën hijen e pemëve. Kur shihte një nevojë, ai ndihmonte! Perëndia frymëzon shumë njerëz si z. Gabriel për të bërë mirë.
Kjo më mëson:
Shpërndarja e Librit të Mormonit
Plaku Rasband tregoi rreth mënyrës se si profeti i dha një kopje të Librit të Mormonit një mbreti në Ganë. Së bashku, Presidenti Nelson dhe mbreti lexuan rreth Jezu Krishtit tek 3 Nefi 11. Mbreti tha se libri ishte më i vlefshëm se diamantet ose rubinët për shkak se i mësoi atij më shumë rreth Jezusit.
Kjo më mëson:
Përgjigjja Është Jezusi
Plaku Olsen foli rreth nipit të tij, Neshit. Ata po punonin së bashku kur Neshit i erdhi një ide e shkëlqyer për të ndrequr një problem. Plaku Olsen e pyeti Neshin se si u bë kaq i zgjuar. Neshi u përgjigj: “Prej Jezusit”. Jezu Krishti është përgjigjja për të gjitha problemet tona.
Kjo më mëson:
Syze për të Parë
Motra Brauning tha se ajo ka nevojë për syze që ta ndihmojnë atë të shohë. Çdo mëngjes, gjëja e parë që bën ajo, është të zgjatet për të kapur syzet. Ajo foli për atë se si ka nevojë për Jezu Krishtin çdo ditë në të njëjtën mënyrë siç ka nevojë për syzet e saj. Shpëtimtari premton të na udhëheqë dhe udhërrëfejë kur gjejmë kohë për Të.
Kjo më mëson: