Ndjekja e Jezusit në Angli
Takohu me Lusian, Vivin dhe Zakun!
Rreth Tyre
Emrat: Lusia, 7 vjeçe; Vivi, 9 vjeçe dhe Zaku, 9 vjeç
Nga: Herefordshajër, Angli
Gjuha: anglisht
Synimet dhe ëndrrat: Të jem një mike e mirë (Lusia), të mësoj përmendsh Nenet e Besimit (Vivi) dhe të ndihmoj fëmijët e tjerë të luajnë sporte (Zaku)
Familja: Lusia dhe Zaku janë motër e vëlla dhe Vivi është kushërira e tyre
Mënyra se si po e Ndjekin Ata Jezusin
“Familja jonë jeton në të njëjtën fermë me gjyshen dhe gjyshin tonë”, – thotë Lusia. “Ka shumë punë për të bërë, por ne ndihemi mirë kur shërbejmë. E dimë se Jezusi do që të shërbejmë.”
“Ne e ndihmojmë gjyshen që të kujdeset për kalushët”, – thotë Vivi. “Ne i çojmë në fushë për të kullotur. Pastrojmë sheshet ku ata stërviten, ua krehim flokët, i ushqejmë dhe ua mbushim kovat me ujë. Na pëlqen shumë që ta ndihmojmë gjyshen.”
Zaku e ndjek Jezusin duke shërbyer gjithashtu. “Stërgjyshi ynë bëri një operacion në dorë. Nuk mund të kujdesej për kopshtin e tij. Familja ime, kushërinjtë dhe gjyshërit ndihmuan për të korrur barin dhe për të pastruar barërat e këqija. Stërgjyshi ishte kaq i lumtur!”
Gjërat e Tyre të Parapëlqyera
Vendi: Lusias dhe Vivit u pëlqen shumë të rrinë me kuajt
Histori nga Shkrimi i Shenjtë: E parapëlqyera e Zakut është kur Jezusi ecën mbi ujë
Fruta ose perime: Mangot (Lusia), patatet e ëmbla (Vivi), brokolit (Zaku)
Ngjyra: Vjollca (Lusia), gurkali (Vivi) dhe e verdha (Zaku)
Lënda në shkollë: Arti (Lusia dhe Vivi) dhe historia (Zaku)