2023
Ndihma në Veprën e Atit Qiellor
Janar 2023


Miku Mikut

Ndihma në Veprën e Atit Qiellor

Nga një intervistë me Riçard M. Romnin.

A e di se je ftuar ta ndihmosh Atin Qiellor në veprën e Tij të rëndësishme? Ajo vepër është që t’i ndihmojë të gjithë fëmijët e Tij të kthehen tek Ai dhe të jetojnë me Të (shih Moisiu 1:39). Ti mund të ndihmosh teksa bën katër gjëra: jeto, përkujdesu, fto dhe bashko.

Jetoje ungjillin e Jezu Krishtit. Ti e jeton ungjillin kur e ndjek shembullin e Jezusit. Ti mund të lutesh, të lexosh shkrimet e shenjta ose librat me histori nga shkrimet e shenjta, t’i falësh të tjerët dhe të shkosh në kishë.

Përkujdesu për njerëzit nevojtarë. Mund të ulesh pranë dikujt që është i vetmuar. Ose mund të marrësh në telefon një mik që është i sëmurë, dhe ta ngresh moralisht.

Ftoji të tjerët që ta pranojnë ungjillin. Ti mund t’i ftosh miqtë në kishë ose në një veprimtari të Fillores. Ti mund t’i ftosh miqtë në pagëzimin tënd.

Bashkoji familjet për përjetësinë. Ti mund të flasësh me gjyshërit e tu për të mësuar rreth jetës së tyre. Ti mund të jesh një paqebërës në shtëpinë tënde. Ti mund të përgatitesh që të shkosh në tempull.

Premtoj se do të ndiesh gëzim teksa përpiqesh të jetosh, të përkujdesesh, të ftosh dhe të bashkosh në shtëpi, shkollë dhe Fillore. Ati Qiellor të do! Dhe ti mund të ndihmosh në veprën e Tij të rëndësishme.

Ilustrimet nga Augusto Zambonato

Shtyp në Letër