Dhiata e Re
Eja, Më Ndiq Veprimtari për të Vegjlit
Për kapitujt Mateu 1; Lluka 1
Shpjegoni që Dhiata e Re është rreth Jezusit. Ne e mësojmë emrin e Tij në kapitullin e parë fare (shih Mateu 1:21). Shkruajini fjalët Jezu Krisht në një copë letër dhe jepuni fëmijëve tuaj mjete artistike për ta zbukuruar letrën.
Për kapitujt Mateu 2; Lluka 2
Tregoni një figurë të skenës së Krishtlindjes me Jezusin, Marinë dhe Jozefin. Shpjegoni se edhe Jezusi dikur ishte një fëmijë. Tregojuni atyre se prindërit e Tij e deshën Atë shumë, ashtu siç i doni edhe ju ata. Përqafojini të vegjlit tuaj fort dhe tregojuni atyre se çfarë ju pëlqen më shumë tek ata.
Për kapitullin Gjoni 1
Nxirrini të vegjlit tuaj për një shëtitje jashtë. Shikoni gjërat e mrekullueshme në natyrë, si për shembull pemët, zogjtë, erën ose qiellin. Lërini fëmijët tuaj të mbledhin gurë ose t’u marrin erë luleve. Thuajuni atyre: “Jezusi të do dhe krijoi këtë botë të bukur për ty”.
Për kapitujt Mateu 3; Marku 1; Lluka 3
Këndoni “When Jesus Christ Was Baptized” [“Kur Jezu Krishti u Pagëzua”] (Children’s Songbook, f. 102). Shpjegoni se Jezusi u pagëzua për t’iu bindur Atit Qiellor. Një ditë, të vegjlit tuaj mund të zgjedhin të pagëzohen gjithashtu! Tregojuni fëmijëve tuaj rreth pagëzimit tuaj. Pse ishte i veçantë për ju?