Nga Presidenca e Parë
Jezusi Është Drita Jonë
Përshtatur nga “The Light and Life of the World”, Ensign, nëntor 1987, f. 63–66.
Pasi u ringjall, Jezusi shkoi të vizitonte disa njerëz në kontinentin amerikan. I veshur me rrobë të bardhë, Ai zbriti nga qielli. Zgjati dorën e Tij dhe tha: “Vini re, unë jam Jezu Krishti … Unë jam drita dhe jeta e botës” (3 Nefi 11:10–11).
Jezusi është Drita e Botës për shkak se mësimet dhe shembulli i Tij ndriçojnë udhën tonë të kthimit për tek Ati Qiellor.
Ndriçimi i Udhës Sonë
Presidenti Ouks na tregoi katër mënyra se si Jezusi e ndriçon udhën tonë. Gjej shkrimin e shenjtë që përkon me secilën udhë.
-
Shembulli i Tij na tregon atë që duhet të bëjmë.
-
Ai na ndihmon të dimë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.
-
Fuqia e Tij na ndihmon të duam të bëjmë mirë.
-
Drita e Tij na udhërrëfen në kohë të vështira.