Margoja dhe Paolo
Tjeta, unë jam Margoja!
Dhe unë jam Paolo.
Kemi qenë me familjen tonë kudo nëpër botë.
Por tani jemi kthyer në Brazil.
Kemi zënë miq të mrekullueshëm në çdo vend që kemi parë.
Ashtu si Hina nga Japonia dhe Marko nga Italia dhe –
Fëmijë, ju ka ardhur posta nga miqtë tuaj në SHBA.
Meti dhe Mendi!
Ata e morën kartolinën tonë të Krishtlindjes! Dhe duan që t’u tregojmë gjithçka për Brazilin.
Jemi të emocionuar të tregojmë historitë tona.
Ejani të takoni pjesën tjetër të familjes sonë!
Kjo është gjyshja jonë. Më pëlqen të gatuaj me të.
Dhe më pëlqen të ha atë që gatuajnë ata.
Këta janë prindërit tanë. Na pëlqen ecja dhe hulumtimi i vendeve të reja me ta!
Ky është vëllai ynë i vogël, Lukasi.
Familja jonë e birësoi atë vitin e kaluar. Ai do të vuloset së shpejti me familjen tonë në tempull.
Dhe ky është papagalli ynë, Kiui. Atij i pëlqejnë shumë frutat dhe perimet!
Kivi për Kiuin?
Shtëpia jonë është paksa e çmendur ndonjëherë.
Por është edhe shumë argëtuese. Apo jo, Kiui?
Shumë argëtuese! Kuak!
Mezi presim të fillojmë aventurën tonë të re këtu në Brazil.
Pavarësisht se ku jemi, ne mund ta ndjekim Jezusin së bashku!