2023
Gjetja e Talenteve Të Mia
Janar 2023


Fëmijët dhe Rinia

Gjetja e Talenteve Të Mia

Pamja
A young boy smiles as he looks up at a bird that is in a tree. He is holding a book about birds.

Kur fillova të vendosja synime për programin Fëmijët dhe Rinia, unë dhe mami biseduam për talentet e reja që doja të mësoja. Doja të ushtroja këndimin, kërcimin dhe pianon. Doja gjithashtu të mësoja rreth kafshëve dhe doja të mësoja të gatuaja. Doja të lexoja gjithashtu Librin e Mormonit!

Mami më mësoi shumë gjëra rreth zhvillimit të talenteve të mia. Në fillim, ishte e vështirë. Por më pas u ushtrova vazhdimisht. Tani unë mund t’i luaj në piano këngët “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam”, “Do, Re, Mi” [“Do, Re, Mi”] dhe “Mary Had a Little Lamb” [“Meri Kishte një Qengj të Vogël”]. Mësova se si të gatuaj orizin, paninet me salsiçe dhe se si të gatuaj biskota. Lexova disa libra për kafshët. Tani i di emrat e shumë zogjve, si për shembull cërlat e vogla, tanagerët dhe zogjtë imitues. Dhe unë isha në gjendje të mbaroja së lexuari Librin e Mormonit përpara se të mbushja nëntë vjeç. Ishte fantastike ta mbaroja të gjithë librin pas dy vjetësh.

Shpresoj që fëmijë të tjerë të Fillores do të mësojnë më shumë për Jezu Krishtin dhe talentet që kanë.

Ilustrimi nga Kylah Garcia

Shtyp në Letër