2023
Të Kujtuarit me Gjyshen
Janar 2023


Të Kujtuarit me Gjyshen

Përse Meri nuk kishte qenë më e duruar me gjyshen?

Panel 1 of 3 1. Illustrated background with flowers. 2. Mari is sitting on a couch alone and looks back at her grandmother. She is sad or irritated. Her grandmother is walking away.  3. Mari and her grandmother are sitting on a couch together and are happy.

Meri u vrenjt. Gjyshja po tregonte të njëjtën histori. Përsëri.

Gjyshja erdhi të jetonte me familjen e Merit disa muaj më parë. Meri e donte shumë atë, por të rrije me gjyshen ndonjëherë ishte e lodhshme. Ajo tregonte të njëjtat histori vazhdimisht. Ndonjëherë ajo ia niste nga fillimi madje përpara se të mbaronte së përfunduari historinë.

Meri psherëtiu. “Gjyshe”, – tha ajo – “ma ke treguar tashmë këtë histori.”

Gjyshja uli sytë poshtë. “Vërtet?”

“Po”, – tha Meri. “Ma tregove vetëm pak minuta më parë.”

“Nuk më kujtohet”, – tha gjyshja. Ajo u duk e trishtuar dhe e pështjelluar. Pastaj u ngrit dhe u kthye në dhomën e saj.

Meri u ndje keq që e kishte mërzitur gjyshen. Që kur kishte vdekur gjyshi, gjyshja kishte filluar të harronte edhe më shumë. Një herë madje e la sobën ndezur dhe ra zjarri në kuzhinë. Ky është çasti kur mami dhe babi e sollën gjyshen që të jetonte me ta.

Meri e gjeti babin në kuzhinë. “E dua shumë gjyshen, por lodhem duke dëgjuar të njëjtat histori. Pse nuk i kujtohet që ma ka thënë tashmë atë histori pesëdhjetë milionë herë?”

Babi buzëqeshi. “Vë bast se nuk është pesëdhjetë milionë herë. Por e di që është e vështirë. Gjyshja jote ka një sëmundje në trurin e saj që e bën t’i harrojë gjërat. Historitë e saj janë një mënyrë për t’u përpjekur që ajo të kujtojë se kush është.”

Meri vari kokën. Përse nuk kishte qenë më e duruar me gjyshen? Gjyshja e kishte trajtuar përherë me dashuri. Ajo e thërriste “Meri im”. Meri mendoi për kohën kur ajo e ndihmonte gjyshen që të mbillte lule dhe të hiqte barërat e këqija në kopsht.

Meri trokiti në derën e gjyshes.

“Hyr”, – tha gjyshja.

Meri hapi derën. Gjyshja ishte e ulur në kolltuk me shkrimet e shenjta të hapura në prehrin e saj.

“Gjyshe, a do të më tregosh se si u bashkuat me Kishën ti dhe gjyshi?” – pyeti Meri.

Gjyshja ngriti sytë. “Dëshiron të dëgjosh për mua dhe gjyshin?” – pyeti ajo me një zë plot shpresë.

Meri u ul pranë gjyshes. “Po. Dua të dëgjoj çdo gjë.” Meri e kapi për dore gjyshen e vet. “Je shumë e veçantë për mua gjyshe. Gjithmonë do të jesh.”

Panel 3 of 3 1. Illustrated background with flowers. 2. Mari is sitting on a couch alone and looks back at her grandmother. She is sad or irritated. Her grandmother is walking away.  3. Mari and her grandmother are sitting on a couch together and are happy.

Gjyshja buzëqeshi, u mbështet në karrigen e saj dhe filloi të tregonte historinë.

Meri e kishte dëgjuar historinë shumë herë, por këtë herë, ajo nuk u ndje e bezdisur ose e paduruar. Përkundrazi, ajo ndjeu dashuri dhe habi. Ajo e dinte se gjyshja dhe gjyshi kishin sakrifikuar shumë kur u bashkuan me Kishën në Gjermani. Gjyshërit e saj ishin shpërngulur larg nga shtëpia e tyre që të mund të jetonin pranë anëtarëve të tjerë të Kishës.

Gjyshja e përfundoi historinë dhe buzëqeshi. “Ti je një vajzë e mirë, Meri im.”

Meri e përqafoi gjyshen e vet. “Faleminderit, gjyshe. Të dua.”

Page from the January 2023 Friend Magazine. Remembering with Grandma

Ilustrimet nga Melissa Manwill