2023
Të Përfaqësosh Jezusin
Janar 2023


Të Përfaqësosh Jezusin

Dejvidi e kishte me ankth shpërndarjen e sakramentit për herë të parë.

Panel 1 of 3 1. Boy’s hand holding sacrament tray. 2. Two boys sitting next to each other on church bench. One boy is smiling and talking to the other. 3. A young man is passing the sacrament to an elderly couple. He is being reverent. The elderly man is taking the sacrament with his right hand. The elderly woman has her head bowed, arms folded and eyes closed.

Dejvidi ishte ulur në rreshtin e parë të sallës së mbledhjes dhe tundte këmbën. Ishte nervoz. Sapo kishte lënë Filloren dhe ishte bërë dhjak. Djemtë më të mëdhenj do t’i tregonin Dejvidit dhe djemve të tjerë 11‑vjeçarë se si ta shpërndanin sakramentin.

Autizmi i Dejvidit ndonjëherë e bënte të vështirë për të që të mësonte gjëra të reja. Largimi nga Fillorja kishte qenë i vështirë për të. Dhe tani shpërndarja e sakramentit dukej shumë e frikshme. Po sikur të bënte një gabim dhe të gjithë të qeshnin me të?

Xhejkëbi, njëri nga djemtë më të mëdhenj në moshë, u ul pranë Dejvidit. “Jemi të lumtur që je me ne”, – tha Xhejkëbi. Ai toku dorën me Dejvidin. “Do të dalësh shkëlqyer.”

Dejvidi buzëqeshi. Kjo e bëri që të ndihej pak më mirë.

Të rinjtë e tjerë u treguan 11‑vjeçarëve se çfarë të bënin. Ata u treguan atyre se ku të shkonin dhe në cilat rreshta ta shpërndanin. Ata u ushtruan që të ecnin përmes hapësirave në sallën e mbledhjes. Ata u treguan djemve se si ta mbanin tabakanë e sakramentit.

“Mami, shiko”, – tha Dejvidi kur u kthye në shtëpi. Ai e ngriti lart krahun. “Kjo është mënyra se si e mbaj tabakanë. Me kujdes, ja kështu. Sepse po përfaqësoj Jezusin dhe dua të tregoj respektin tim.”

Të rinjtë u ushtruan me Dejvidin dhe djemtë e tjerë pas kishës të dielave dhe në veprimtaritë në mbrëmjet gjatë javës. Ata i udhëzuan se ku duhej të shkonin. Dejvidi ushtroi mbajtjen e tabakasë.

Shpejt, erdhi dita kur ai duhej të shpërndante sakramentin për herë të parë.

“Si po ndihesh për këtë?” – pyeti babi.

“Jam ende nervoz”, – tha Dejvidi.

“Le të flasim për atë që ke bërë për t’u përgatitur”, – tha babi.

“Epo, kemi lexuar shkrime të shenjta rreth priftërisë si një familje”, – tha Dejvidi. “Mbajtja e priftërisë do të thotë se unë përfaqësoj Jezusin. I preva thonjtë që duart të duken mirë. Dhe jam ushtruar shumë!”

“Mendoj se dukesh goxha i përgatitur”, – tha babi.

Kur ai shkoi në kishë, Dejvidi u ul në rreshtin e parë me dhjakët e tjerë. Xhejkëbi u ul pranë tij. Dejvidi mendoi rreth mënyrës se si do ta përfaqësonte Jezusin kur të shpërndante sakramentin. Po sikur të ngatërrohej? I hodhi një vështrim të shpejtë Xhejkëbit dhe Xhejkëbi i buzëqeshi. Dejvidi ia ktheu me buzëqeshje dhe mori frymë thellë.

Kur erdhi koha që të shpërndanin sakramentin, Xhejkëbi e ndihmoi Dejvidin që ta kalonte tabakanë në rreshtat e parë. Dejvidi ishte i lumtur që kishte dikë me vete.

Panel 3 of 3 1. Boy’s hand holding sacrament tray. 2. Two boys sitting next to each other on church bench. One boy is smiling and talking to the other. 3. A young man is passing the sacrament to an elderly couple. He is being reverent. The elderly man is taking the sacrament with his right hand. The elderly woman has her head bowed, arms folded and eyes closed.

Dejvidi vështroi njerëzit teksa shpërndau sakramentin. Shumë prej tyre rrinin ulur me kokat e përkulura me nderim. Disa dukeshin të menduar. Dejvidi u ndje plot paqe. Ai po përfaqësonte Jezusin. Ai ishte mirënjohës që mund t’i ndihmonte të tjerët të mendonin për Jezu Krishtin.

Page from the January 2023 Friend Magazine. Representing Jesus

Ilustrimet nga Donald Wu