2010–2019
Raporti i Departamentit të Kontrollit Financiar të Kishës, 2014
Prill 2015


Raporti i Departamentit të Kontrollit Financiar të Kishës, 2014

Drejtuar Presidencës së Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Të dashur Vëllezër: Siç përshkruhet me anë të zbulesës në seksionin 120 të Doktrinës e Besëlidhjeve, Këshilli mbi Planifikimin e Të Dhjetave – i përbërë nga Presidenca e Parë, Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe Peshkopata Kryesuese – autorizon shpenzimin e fondeve të Kishës. Subjektet e Kishës i shpenzojnë fondet në përputhje me buxhetet, politikat dhe procedurat e miratuara.

Departamenti i Kontrollit Financiar të Kishës, i cili përbëhet nga profesionistë të licencuar dhe është i pavarur nga të gjitha departamentet e tjera të Kishës, ka përgjegjësinë të kryejë kontrolle financiare me qëllim që të japë siguri të arsyeshme në lidhje me kontributet e marra, shpenzimet e bëra dhe mbrojtjen e pasurive të Kishës.

Bazuar mbi kontrollet financiare të kryera, Departamenti i Kontrollit Financiar të Kishës është i mendimit se, në çdo hollësi të rëndësishme, kontributet e marra, shpenzimet e bëra dhe pasuritë e Kishës për vitin 2014, janë regjistruar dhe administruar në harmoni me buxhetet, politikat dhe praktikat llogaritëse të miratuara të Kishës. Kisha ndjek praktikat që u jepen mësim anëtarëve të saj të të jetuarit brenda një buxheti, të shmangies së borxhit dhe kursimit për një rast nevoje.

I paraqitur me respekt nga

Departamenti i Kontrollit Financiar të Kishës

Kevin R. Xhergensen

Drejtor Administrimi