2019
Kur Jeni të Shkurajuar
Prill 2019


Kur Jeni të Shkurajuar

Jeta ka pjesën e vet të uljeve dhe ngritjeve. Ndonjëherë kur jemi keq, pyetim veten se çfarë po bën Perëndia – pse një Atë i dashur po e lejon këtë të ndodhë? Kjo pasiguri mund të na bëjë që të pyetim: “A shqetësohet me të vërtetë Perëndia për mua personalisht?”

Në situata si kjo, unë kam gjetur që këto shkrime të shenjta janë të dobishme:

  • Psalmeve 8:4–5: “Çfarë është njeriu, që ta mbash mend? … Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder.”

  • Gjoni 10:14: Gjatë jetës së Tij këtu në tokë, Jezusi e përshkroi Veten e Tij si “bariu i mirë” dhe shtoi: “I njoh delet e mia”.

  • Moisiu 1:39: Ky është një nga vargjet e mia të parapëlqyera, ku Zoti i zbuloi qëllimin e Tij Profetit Jozef Smith: “Sepse, vër re, kjo është vepra ime dhe lavdia ime – të bëj të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” – pra, duke nxjerrë në pah interesin e Tij për ne si individë.

  • Lluka 7:11–16: Jo vetëm që ky rrëfim na mëson për fuqinë e Shpëtimtarit mbi vdekjen – një kujtesë në kohë në këtë stinë Pashke – por për mua ai përfaqëson shembullin më të mirë të njohurisë së Tij të mprehtë për ne individualisht. Nga të gjitha mrekullitë e Jezusit, pak janë aq të ndjeshme dhe të dhembshura sa shërbesa e Tij ndaj të vesë së Nainit. Ashtu siç e tregoj në artikullin tim (shih faqja 12), ky rrëfim tregon interesin dhe dashurinë e Shpëtimtarit për secilin prej nesh.

Kith Uilson

Profesor i Asociuar, Universiteti “Brigam Jang”