Profetët dhe Apostujt Tanë
Jezu Krishti e drejton Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nëpërmjet profetëve dhe apostujve. Lexo për ta më poshtë. Pastaj priji fotografitë në faqen M23 dhe ngjiti ato te vendi i duhur në skicë. Vendos ngjitës në majë të çdo fotografie në mënyrë që të mund t’i ngresh për të lexuar faktet poshtë!
Presidenti Rasëll M. Nelson,
Presidenti i 17-të i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
-
Ishte një kirurg zemre
-
Studioi disa gjuhë, përfshirë gjuhën mandarine
-
Ka 10 fëmijë: 9 vajza dhe 1 djalë
Presidenti Dallin H. Ouks,
Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë
-
Pastroi një dyqan për riparimin e radiove si punën e tij të parë
-
U bë avokat dhe gjykatës në Gjykatën e Lartë të Jutës
-
Ishte president i Universitetit “Brigam Jang”
Presidenti Henri B. Ajring,
Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë
-
Luajti basketboll në shkollë të mesme●
-
E mësoi fizikën nga babai i tij në dërrasën e zezë të familjes së tyre●
-
Ishte president i Kolegjit Riks, që tani është UBJ – Ajdaho
Presidenti M. Rasëll Ballard,
President Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
Iu vu nofka “peshkopi” në kolegj për shkak të standardeve të tij të larta
-
Kishte në pronësi një firmë për tregtim makinash
-
Shërbeu si misionar në Angli dhe si president misioni në Toronto, Kanada
Plaku Xhefri R. Holland,
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
Ishte shok misioni me Plakun Kuk në Angli
-
Punoi për Sistemin Arsimor të Kishës
-
Ishte president i UBJ-së
Plaku Diter F. Uhtdorf,
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
Ishte refugjat dy herë kur ishte fëmijë
-
Ishte kapiten aeroplanësh
-
I pëlqen të bëj ski me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij
Plaku Dejvid A. Bednar,
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
Ishte mesfushor në ekipin e futbollit të shkollës së tij të mesme
-
Pasi shërbeu në një mision në Gjermani, pagëzoi të atin si anëtar të Kishës
-
Ishte president i Kolegjit Riks kur u bë UBJ – Ajdaho
Plaku Kuentin L. Kuk,
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
Mori një dëshmi pasi studioi shkrimet e shenjta dhe u lut me vëllanë e tij më të madh
-
E pa bashkëshorten e tij të ardhshme në një shfaqje talentesh në shkollën e mesme
-
Shërbeu si udhëheqës i Kishës në Filipine dhe Ishujt e Paqësorit
Plaku D. Tod Kristoferson,
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
Poqi bukë të bërë në shtëpi për familjen e tij ndërsa rritej
-
Mori pjesë në Hill Cumorah Pageant [Shfaqjen “Kodra Kumorah”] në Nju-Jork kur ishte adoleshent
-
Punoi si avokat përpara se të thirrej si një Apostull
Plaku Nil L. Andersen,
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
U rrit në një fermë bulmeti në Ajdaho, SHBA
-
Shërbeu si misionar dhe president misioni në Francë
-
Flet frëngjisht, portugalisht, spanjisht dhe anglisht
Plaku Ronald A. Rasband,
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
Ishte president misioni në Nju-Jork-Siti, SHBA
-
Motoja e tij është: “Janë njerëzit ata që kanë më shumë rëndësi”
-
Përkushtoi ndërtesën e parë të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme në Republikën Çeke
Plaku Geri E. Stivenson,
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
Shërbeu si misionar dhe më vonë si president misioni në Japoni
-
Nisi një biznes për krijimin dhe shitjen e pajisjeve sportive
-
Shërbeu si peshkop në të gjithë Kishën
Plaku Dejl G. Renlund,
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
Emri i tij i mesit, Gunar, do të thotë “ushtar i guximshëm”
-
U shpërngul me familjen e tij nga Juta për në Suedi kur ishte 11 vjeç
-
Punoi si doktor zemre
Plaku Gerit W. Gong,
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
I pëlqen kafshët, përfshirë pinguinët
-
I pëlqen shumë të takoj njerëz në çdo vend
-
Ka dokumente të historisë familjare që datojnë që nga Dragoi i Parë Gong në vitin 837 ps.K.
Plaku Ulises Soaresh,
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
Është nga Brazili dhe shërbeu si misionar atje dhe si president misioni në Portugali
-
Mësoi për Kishën me familjen e tij kur ishte një djalë i vogël
-
Filloi të përgatitej për mision kur ishte 12 vjeç