Kur t’Kthehem tek Ai
Me dashuri = 90
1. Bariu i do qengjat e Tij,
Kur rrugën humbin, shpejt
Del i kërkon kur enden;
Secilin n’emër th’rret.
Zën’ e Bariut ata dëgjojn’;
Vrapojn’ për tek Ai,
Krahë hapur i përqafon
Kur kthehen tek Ai.
2. Shpëtu’si vog’lushët i do
Dhe po t’iki prej Tij,
Del më kërkon kur endem,
Në t’errtën nat’ a dit’.
Kur th’rret Shpëtu’si e dëgjoj;
Do të shkoj tek Ai,
Krah’ hapur do më përqafoj’
Kur t’kthehem tek Ai.
3. Shpëtu’si shtegun më shënon;
Si t’jetoj m’thot’ Ai.
Po t’humbas apo t’endem,
Do të më fal’, e di.
Zën’ e Shpëtu’sit do dëgjoj;
Larg m’katit un’ do rri,
Zemrën do ma mbush’ me gëzim
Kur t’kthehem tek Ai.