2019
Trego dhe Thuaj
Prill 2019


Trego dhe Thuaj

Show and Tell
drawing of the temple

Më pëlqen shumë që ta shoh tempullin.

Rebeka C., mosha 9 vjeçe, Aragua, Venezuelë

Brooklyn B

Një ditë kur hipëm në makinë, ajo nuk po ndizej. E kontrolluam motorin, por nuk ndodhi asgjë. Ndjeva se duhej të lutesha, ndaj e bëra. Pak minuta më vonë, makina u ndez. Jam shumë e lumtur që Ati Qiellor mundet gjithnjë të më ndihmojë.

Broklin B. mosha 9 vjeçe,Ketsaltenango, Guatemalë

Sasha K

Më pëlqen të luaj futboll me fëmijë më të vegjël dhe t’u mësoj atyre taktika të reja. Është një mënyrë se si më pëlqen të shërbej.

Sasha K., mosha 11 vjeç, Moskë, Rusi

Vestina K

Dy vite më parë klasës sonë në shkollë iu bashkua një djalë i ri. Ai nuk ishte i sjellshëm me të tjerët. Të gjithë filluan të mos e pëlqenin dhe të ishin të pasjellshëm me të. Kjo dukej se e trishtoi atë ndaj nuk bëra atë që bënë të tjerët. Disa nga miqtë e mi e vunë re këtë dhe ndoqën shembullin tim. Unë besoj se nëse bëj atë që Perëndia do që unë të bëj, do të jem më e lumtur dhe më e sigurt. Unë besoj se, nëse kam kurajë dhe shprehem sinqerisht, do të gjej miq që do më pëlqejnë kështu siç jam.

Vestina K., mosha 11 vjeçe, Vilnius, Lituani