2019
Jeta Është një Maratonë: Të Rinjtë në Greqi
Prill 2019


Jeta Është një Maratonë

Këta shenjtorë të rinj të ditëve të mëvonshme jetojnë sot atje ku Apostulli Pal jetoi gjatë kohës së Dhiatës së Re. Dhe ata jetojnë sipas fjalëve të tij.

Bryana

“Kam mësuar se ungjilli është i njëjtë kudo. Nga të jetuarit jashtë shtetit kam mësuar të përqendrohem tek të vërtetat e ungjillit dhe ta ndiej Shpirtin në vend që të shpërqendrohem nga kultura.” – Briana W., 15 vjeçe

Marie

“E shkrova fjalën kujto në pasqyrën time për të kujtuar gjithçka që ka ndodhur këtë vit: FSY, kampi i Të Rejave, seminari. Më ndihmon të kujtoj se nga kam ardhur.” – Maria H., mosha 17 vjeçe

Lizzie

“E di se kur shkoj në seminar unë mund të ndiej kënaqësi nga njohuria se po bëj atë që kam nevojë të bëj dhe e di se gjithçka do të jetë në rregull.” – Lizi T., mosha 17 vjeçe

Loukia

Lukia C., mosha 15 vjeçe, e dha dëshminë e saj për herë të parë në kampin e Të Rejave dhe më vonë u pagëzua.

Haig

“Pjesa ime e parapëlqyer e FSY-së ishin sportet, kërcimi dhe mbledhjet si grup, që ishin takime shpirtërore dhe rishikime në mëngjes. Kjo më ndihmoi të jem më i gjindshëm e i duruar dhe t’i vlerësoj shkrimet e shenjta më shumë.” – Heixh T., mosha 14 vjeç

Alexis

“Në FSY, ne filluam të ishim një grup dhe ajo na forcoi. Ai ndihmoi në formimin dhe ndikimin në programin e të rinjve në Greqi sepse tani ne e njohim shumë më mirë njëri-tjetrin.” – Aleksis H., mosha 18 vjeçe

Irini

“Të kënduarit në skenë në FSY ishte një nga gjërat më të guximshme që kam bërë ndonjëherë dhe një nga çastet më të magjishme që kam pasur ndonjëherë. Në atë çast mësova se sa të rëndësishëm jemi në këtë botë të bukur.” – Irini S., mosha 17 vjeçe

Winifred

“Në kampin e Të Rejave mësova se jeta është si një maratonë. Kjo më ndihmoi ta rrit besimin tim, duke e ditur se ne duhet të vazhdojmë në shtegun e drejtë, njëlloj sikur po vrapojmë në një maratonë. Ajo përvojë më ndihmon ta rrit dëshminë time dhe të vazhdoj të kem besim e të qëndroj në shtegun e drejtë.” – Uinifred K., mosha 14 vjeçe

Pavlos

“Vërtet më pëlqeu të shihja se si është të jesh përreth të rinjve që kanë të njëjtat bindje. Ndjeva se të gjithë ishim të lidhur në një mënyrë të veçantë, më shumë se thjesht duke ditur emrat e njëri-tjetrit.” – Pavlos K., mosha 15 vjeç

Joshua

“Jam i lumtur që pata mundësinë të takoja të rinj të tjerë që kalojnë të njëjtat gjëra që unë kaloj çdo ditë.” – Xhoshua K., mosha 17 vjeç

Olivia

“FSY-ja dhe kampi i Të Rejave përçojnë të njëjtën ndjenjë pavarësisht se ku shkon në botë. Iu bashkova kampit më të vogël të Të Rejave sepse ishte më e lehtë për t’u lidhur me njëra-tjetrën.” – Olivia H., mosha 15 vjeçe

Irene

“Nuk jam anëtare e Kishës por vij çdo javë që mundem. E adhuroj atë që të rejat përfaqësojnë.” – Irena C., mosha 14 vjeçe

youth in Greece

Disa muaj më parë, një klasë seminari u takua në Areopag, afër Athinës në Greqi, ku Apostulli Pal një herë dha një predikim të fuqishëm (shih Veprat e Apostujve 17:22–34). Nxënësit folën për ndikimin e seminarit në jetën e tyre, përfshirë mësimet e Palit.

“Të jetuarit në Greqi e bën të gjallë kohën e Dhiatës së Re”, thotë Aleksis H., mosha 18 vjeçe. “Babait tim i pëlqen të shkojë në rrënoja të ndryshme ku Pali dha mësim dhe do të na japë një shkrim të shenjtë ose do të na tregojë një histori rreth vendin ku ndodhi ngjarja.”

Ashtu si Pali hasi sfida në kohën e tij, të rinjtë në Greqi gjithashtu përballen me probleme shoqërore, politike dhe ekonomike. Konferencat e Të Rinjve dhe kampi i Të Rejave janë ngjarje të rralla në Greqi dhe madje marrja pjesë në seminar mund të jetë e vështirë. Përveç këtyre dhe sfidave të tjera, të rinjtë në Greqi e vënë në zbatim nxitjen nga Pali për të “qëndr[uar] fort në një frymë të përbashkët, duke luftuar bashkë me një shpirt për besimin e ungjillit” (Filipianëve 1:27).

Të jetosh në Greqi do të thotë që këta anëtarë të rinj shijojnë klimën e ngrohtë, plazhet, ushqimin dhe kërcimin. Ata gjithashtu e shijojnë vërtet kohën kur mblidhen me njëri-tjetrin. Ndërsa takohen në seminar dhe veprimtaritë e degës, ata janë bërë më të fortë në besim dhe shoqëri.

Seminari në Areopag

Seminary students

Grupi i seminarit përballë shtëpisë së mbledhjeve në Athinë.

Fotografitë me mirësinë e Leeann Heder

Kur seminari filloi në Greqi disa vite më parë, ishin vetëm pesë nxënës. Ata takohen tri herë në javë në mëngjes, me disa të tjerë që bashkohen nëpërmjet videokonferencës në internet. Ata gjithashtu takohen të mërkurave pasdite për seminar, që pasohet nga një veprimtari. Ata janë afruar më pranë njëri-tjetrit dhe janë bërë një dritë për miqtë e tyre, të cilëve iu bie në sy shembulli i tyre. Kur shokët ose shoqet e tyre bëjnë pyetje, të rinjtë i sjellin ata në seminar dhe veprimtaritë e përbashkëta.

Një i ri, Pavlos K., mosha 15 vjeç, thotë: “Vajtja në seminar është një mënyrë e mirë për ta filluar ditën dhe më ndihmon të qëndroj i fortë. Ai i drejton mendimet e mia tek të qenit një shembull për të tjerët. Ndihmon që ta filloj ditën duke menduar rreth Jezu Krishtit.”

Ndërsa të rinjtë rriten në forcë dhe unitet, vijnë bekimet dhe mundësitë. Për shembull, në vitin 2017 ata u bekuan për të marrë pjesë në konferencën “For the Strength of Youth” [“Për Forcën e Rinisë”] (FSY), një konferencë krahinore e madhe për rininë. Të rejat gjithashtu morën pjesë në kampin e parë fare të Të Rejave në Greqi. Si rrjedhojë, ato janë afruar edhe më shumë si grup dhe dy të reja iu bashkuan Kishës.

Konferenca Ndërkombëtare e FSY-së

youth spelling out youth theme at FSY

Në konferencën e FSY-së, duke shqiptuar fjalën “Kërko” nga Jakobi [Bibël] 1:5.

Konferenca, e mbajtur në Gjermani, i bashkoi shenjtorët e rinj të ditëve të mëvonshme nga e gjithë Europa. Të rinjtë nga Greqia dhe Qipro erdhën nga qindra kilometra larg dhe përvoja e konferencës pati një ndikim të thellë tek ta. Për Maksimosin A., mosha 14 vjeç, “gjëja më e paharruar në FSY ishte koha kur dhamë dëshmitë tona. Gjithsecili e ndjeu Shpirtin dhe kjo më frymëzoi për ta zhvilluar vetë dëshminë time.”

“Në fillim do të shkonin vetëm katër të rinj”, shton Lukia C., mosha 15 vjeçe, “por në fund kishim 15 pjesëmarrës – një rekord për Greqinë – duke përfshirë 3 miq joanëtarë.”

“Ishte kaq bukur që ishim së bashku diku ku ke të njëjtin ungjill dhe nuk je i pangjashëm. Ne ishim të gjithë së bashku dhe po ndienim të njëjtin Shpirt. Këto gjëra më ndihmojnë.”

“Babai im nuk është anëtar dhe nuk do të më lejonte që të shkoja në FSY ose të pagëzohesha”, thotë Xhesiana, mosha 16 vjeçe. “Por pastaj anëtarët e degës agjëruan për mua dhe gjyshja ime foli me babanë. Pas kësaj ai tha se mund të shkoja!”

Në FSY, ajo provoi shumë gjëra për herë të parë, të tilla si “pjesëmarrja në mësime e veprimtari dhe dhënia e dëshmisë sime më ndihmoi të kuptoja se si është në të vërtetë të ndiesh Frymën e Shenjtë. Nuk e kam ndier Shpirtin kurrë më parë në atë mënyrë, dhe isha shumë e lumtur dhe e emocionuar. Dhashë dëshminë time për herë të parë.”

youth at FSY

Përveç të ushqyerit shpirtërisht, të rinjtë ishin në gjendje të çlodheshin dhe të argëtoheshin së bashku në konferencë. Heixh T., mosha 14 vjeç, erdhi në konferencë nga Qipro. “Mësova të jem më i shoqërueshëm, të kem miqësi të vërteta dhe të argëtohem, edhe në kohë të vështira.”

Kampi i Të Rejave

young women at Marathon Greece

Të rejat në Maratonë, Greqi.

Kampi i Të Rejave pati një efekt të ngjashëm. Dymbëdhjetë të reja u takuan me udhëheqëset e tyre afër vendbetejës së lashtë të Maratonës. Ato kaluan tri ditë së bashku, duke mësuar që të mbështeten te njëra-tjetra për forcë dhe nxitje.

“Kur isha 12 vjeçe”, thotë Lukia, “shkova në kishë për herë të parë dhe isha shumë e lumtur, por pastaj e kuptova se isha e vetmja në atë moshë. Tani, dy vjet më vonë, ne kemi kaq shumë të reja që për herë të parë ishim në gjendje të kishin kampin e Të Rejave.” Ndërsa u takuan së bashku, ajo tha: “E kuptova se çdo të thotë të jesh një shenjtore e ditëve të mëvonshme. Kur e jetojmë ungjillin, na rrethon një dritë.”

young women holding flag

Kampi i Të Rejave, 2017 – i pari fare në Greqi.

Për Brianën W., mosha 15 vjeçe, FSY-ja dhe kampi i Të Rejave e ndihmuan atë të hapej dhe të fliste me të tjerët. “Familja ime shpërngulet shpesh dhe e kisha të vështirë të lidhesha me të tjerët sepse isha e ndrojtur”, thotë ajo. “Por për shkak se u afrova me grupin tonë në FSY, bëra disa miq vërtet të mirë. Gjatë mbledhjes së dëshmive, ne folëm për ndjenjat tona dhe e kuptova se të tjerët u ndien në të njëjtën mënyrë siç u ndjeva unë.”

Maria H., mosha 17 vjeçe, kujton temën e kampit: “Jeta është një maratonë, jo një vrap i shpejtë”. “Të rejat dhe udhëheqëset e tyre diskutuan për rëndësinë e durimit dhe përfundimit të garës”, thotë ajo. “Kjo më kujtoi se unë mund të duroj, ta ruaj ritmin dhe të qëndroj e përqendruar te vija e përfundimit. Pastaj mund të përmbush gjërat që Ati Qiellor ka nevojë që unë të bëj.”

young woman at girls camp

“Të parit e lindjes së diellit solli një shpirt qetësues dhe të bukur.” – Lizi T.

Një nga kulmet e kampit ishte një takim shpirtëror në agim në plazh mëngjesin e tyre të fundit. Lizi T., mosha 17 vjeçe, thotë: “Ne i morëm me vete shkrimet tona të shenjta, patëm takimin tonë shpirtëror dhe pamë lindjen e diellit. Ne të gjithë e ndiem dashurinë e Perëndisë. Ishte një mbyllje e mrekullueshme e kohës që kaluam me njëra-tjetrën.”

Përballimi i të Ardhmes pa Frikë

“Nga FSY-ja dhe kampi i Të Rejave, unë mësova shumë gjëra për ungjillin dhe se si ai mund të më ndihmojë në jetën time”, thotë Irini S., mosha 17 vjeçe. “Bëra shumë miq dhe mësova se sa e rëndësishme është që t’i shpreh mendimet dhe ndjenjat e mia. E ndjeva Frymën e Shenjtë shumë thellë dhe dashurinë e Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit.”

Të qenit përreth të rinjve të tjerë shenjtorë të ditëve të mëvonshme, thotë ajo, e forcoi vetëbesimin e saj. “Përpara FSY-së nuk mund t’i shihja gjërat e mira dhe të bukura që Perëndia bëri për ne dhe planet që Ai ende po bën për ne.”

“Ne nuk duhet të ndikohemi nga asnjë ose asgjë tjetër rreth nesh që do të përpiqet të na largojë nga të jetuarit e ungjillit”, thotë Manasehi A., mosha 17 vjeç. “Ungjilli është i njëjtë kudo dhe ne duhet të qëndrojmë gjithmonë në shtegun e drejtë.”

Dhe qoftë nëse është në Greqi ose gjithkund tjetër në botë, bërja e atij shtegu së bashku na lejon të jemi një në shpirt.