2019
Përshëndetje nga Estonia!
Prill 2019


Përshëndetje nga Estonia!

Ne jemi Margo dhe Paolo. Këtë vit po udhëtojmë nëpër botë për të mësuar rreth fëmijëve të Perëndisë. Bashkohu me ne teksa vizitojmë Estoninë!

Hello from Estonia

Estonia është në Europën veriore. Ajo ka më shume se 2 000 ishuj. Në Estoni jetojnë rreth 1,3 milion njerëz.

Ja se si të thuash “përshëndetje” në estonisht: Tere!Dhe ja se si ta thuash emrin e Kishës: Viimse Aja Pühade Jeesuse Kristuse Kirik

Ky është Talini, kryeqyteti i Estonisë. Ka rreth 800 vjet si qytet! Estonia ka shumë vende të egra, si pyje dhe moçale. Në fakt, më shumë se gjysma e Estonisë mbulohet nga pyjet. Shumë njerëzve në Estoni iu pëlqen ta kalojnë kohën në natyrë.

Çfarë ka për darkë në Estoni? Ndoshta mish derri ose peshk të kripur me patate, lakër, salcë kosi dhe bukë të zezë. Ky quhet sanduiç me korrobace.

A të pëlqen të këndosh në Fillore? Çdo pesë vjet, estonezët mblidhen në një koncert të madh për të festuar në vendin e tyre duke kënduar dhe duke kërcyer.

Kisha në Estoni është e vogël por e fortë. Ka rreth një mijë anëtarë të Kishës. Tempulli i tyre më i afërt është në Helsinki, Finlandë.

Takoni dy motrat nga Estonia!

Një natë kur doja të shkoja në shtrat, nuk e kisha ariun tim prej pelushi. Kërkova për të por nuk munda ta gjeja. U luta. Më pas e gjeta ariun tim prej pelushi dhe pashë ëndrra të bukura.

Bianka J., mosha 7 vjeçe

Familjes sonë i pëlqen t’u shërbejë të tjerëve. Shërbimi na ndihmon ta ndiejmë Frymën e Shenjtë, e cila na jep një ndjenjë të ngrohtë paqeje. Unë dhe motrat e mia bëjmë dhurata për të tjerët sepse duam që ata të ndiejnë se të tjerët i duan.

Pibe J., mosha 10 vjeçe

Faleminderit që eksplorove Estoninë me ne. Shihemi herën tjetër!