2019
A Po Më Udhëheq Perëndia?
Prill 2019


Të Rinjtë në Moshë Madhore

A Po Më Udhëheq Perëndia?

young adult standing by train

Jeta jonë është e mbushur me zgjedhje të mëdha: cilën rrugë karriere të marrim, me kë të martohemi, në cilën shkollë të shkojmë etj. Jeta jonë është gjithashtu e mbushur me shqetësime të përditshme: zgjedhja e përdorimit më të mirë të kohës, përpjekja për të kuptuar doktrinën dhe gjetja e paqes mes sprovave. Në tërësi, ne kemi nevojë për zbulesë vetjake. Por, ndonjëherë mund të jetë e vështirë të dimë se si ta marrim atë dhe si ta dallojmë kur e marrim. Kur nuk po i marrim ose nuk po i dallojmë përgjigjet, ne mund ta pyetim veten: “A ishte Shpirti apo thjesht ideja ime?” “Pse u ndjeva i frymëzuar për ta bërë këtë dhe më pas dështova?” “Pse më duket sikur Perëndia nuk u përgjigjet lutjeve të mia?”

Fatmirësisht, tek artikulli “Marrja e Vendimeve: Liria e Zgjedhjes kundrejt Zbulesës” (faqe 44), Erini tregon historinë e saj rreth zbulesës vetjake, kur asaj i duhej të merrte një vendim që do t’i ndryshonte jetën. Ndërkohë që Perëndia dëshiron të na udhërrëfejë, Ai gjithashtu dëshiron të na ndihmojë që të mësojmë të mbështetemi në lirinë tonë të zgjedhjes për të bërë zgjedhje të mira.

Të mësosh se si Fryma e Shenjtë të flet personalisht është një pjesë tjetër jetike e marrjes dhe dallimit të zbulesës. Mund të jetë e ndryshme për secilin prej nesh. Në faqen 48, shumë të rinj në moshë madhore tregojnë se si marrin zbulesë.

Në një artikull vetëm në formatin elektronik, Aspeni shpjegon se zbulesa vetjake kërkon të bëhet “Ushtrimi i Muskujve Tuaj Shpirtërorë”.

Të mendosh për të ardhmen mund të jetë tronditëse, madje e frikshme. Veçanërisht kur je i ri në moshë madhore. Por, kur kujtoj se si Perëndia e ka udhëhequr jetën time në të kaluarën, më jep guxim të shkoj përpara dhe të veproj, duke mirëbesuar se Ai do të vazhdojë të më japë udhërrëfimin që më nevojitet përgjatë udhës.

Sinqerisht,

Kejti Su Embli