Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm të Kishës
Vëllezër dhe motra, propozohet që ne të mbështetim Rasëll Marion Nelsonin, si profet, shikues e zbulues dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Dallin Harris Ouksin, si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë; dhe Henri Benion Ajringun, si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.
Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.
Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta shfaqin atë.
Propozohet që ne të mbështetim Dallin H. Ouksin si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe M. Rasëll Ballardin si President Veprues të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.
Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë.
Ndonjë kundër mund ta shfaqë.
Propozohet që ne të mbështetim sa vijojnë si anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: M. Rasëll Ballard, Xhefri R. Holland, Diter F. Uhtdorf, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson, Dejll G. Renland, Gerit W. Gong dhe Ulises Soares.
Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Ndonjë kundër, mund ta bëjë të ditur po ashtu.
Propozohet që ne t’i mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues.
Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Kundër, në qoftë se ka ndonjë, me të njëjtën shenjë.
Propozohet që t’i lirojmë nga thirrja si Autoritete të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë me vlerësim për shërbimin e tyre të përkushtuar Pleqtë Uilford W. Andersen, Kim B. Klark, Lorens E. Korbrixh, Klaudio R. M. Kosta, Bredli D. Foster, O. Vinsent Halek, Donald L. Hallstrom, Stiven E. Snou dhe Leri Y. Uilson dhe t’u japim atyre pozicion nderi.
Atyre që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohje këtyre Vëllezërve dhe familjeve të tyre për shërbimin e tyre të shquar, u lutemi ta shfaqin.
Propozohet që t’i lirojmë sa vijojnë nga thirrja si Të Shtatëdhjetë Zonalë: Hulio C. Akosta, Blejk R. Alder, Alen L. Allard, Omar A. Alvarez, Taiçi Aoba, Karlos F. Arredondo, Alei K. Auna i Riu, Grant C. Benet, Majkëll H. Bourn, Romulo V. Kabrera, Uilson B. Kalderon, Hernando Kamargo, Hoze C. F. Kampos, Nikolas Kastanjeda, Uolter Çatora, Zeno Çou, Robert J. Dadfild, J. Kevin Ens, Meliula M. Fata, K. Mark Frost, Klod R. Gamiet, Mauricio G. Gonzaga, Leonard D. Grir, Hoze L. Izagire, Tae Gul Jung, Sergio L. Krasnoselski, Milan F. Kunc, Brajën R. Larsen, G. Keneth Li, Geraldo Lima, W. Zhan-Pier Lono, Kumbulani Medletshe, Dejll H. Munk, Norman R. Nemrou, Jutaka Onda, Volfgang Pilc, Raimundo Paçeko De Pinjo, Genadi N. Podvodov, Abraham E. Kero, Marko A. Rais, Stiven K. Randall, Francisko J. Ruiz de Mendoza, Eduin A. Sekston, Raul H. Spitale, C. Valter Trevinjo, Aisake K. Tukuafu, Huan A. Urra, Raul S. Vijanueva dhe Leonard Vu.
Atyre që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur vlerësimin për shërbimin e tyre të shkëlqyer, u lutemi ta shfaqin atë.
Propozohet që të mbështetim sa vijojnë si Të Shtatëdhjetë të rinj Zonalë: Majkëll J. Karter, Alfred Kiungu, R. Peper Murrej, Rajën K. Olsen dhe Iotua Tune.
Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.
Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta shfaqin atë.
Propozohet që ne t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm të Kishës me përbërjen e tyre të tanishme.
Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Kundër, në qoftë se ka ndonjë, me të njëjtën shenjë.
Ata që ishin kundër ndonjërit prej propozimeve, duhet të vihen në kontakt me presidentët e tyre të kunjeve.
Vëllezër dhe motra, ne jemi gjithmonë mirënjohës për besimin dhe lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin e udhëheqësve të Kishës.