Pjesë të Spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Gjysmëvjetore e 189‑të
Udhëheqësit e Kishës, të cilët folën gjatë konferencës së përgjithshme, dhanë në mënyrë të përsëritur ftesën për t’u bërë – për t’u bërë më të lumtur, për t’u bërë më të shenjtë, për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari dhe për t’i ndihmuar të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.
Për më tepër, ata e bënë atë ndryshim të duket i arritshëm për secilin prej nesh.
“Zoti dëshiron që të gjithë fëmijët e Tij të marrin bekimet e përjetshme që janë në dispozicion në tempullin e Tij”, dha mësim Presidenti Rasëll M. Nelson. “… Denjësia vetjake për të hyrë në shtëpinë e Zotit kërkon shumë përgatitje shpirtërore vetjake. Por me ndihmën e Zotit, asgjë s’është e pamundur.”
Gjetja e Shpresës dhe e Shenjtërisë
Presidenti Nelson e ftoi secilin prej nesh të kualifikohet për bekimet e tempullit (shihni faqen 120).
Presidenti Henri B. Ajring shpjegoi lidhjen ndërmjet rritjes së shenjtërisë dhe rritjes së lumturisë (shihni faqen 100).
Plaku D. Tod Kristoferson na dha mësim se si të gjejmë “gëzimin e shenjtorëve” (shihni faqen 15).
Një Ftesë për të Dashur dhe Shpërndarë
Presidenti Nelson dha mësim rëndësinë për ta dashur të afërmin tonë dhe përshkroi punën humanitare me ndikim të gjerë të Kishës (shihni faqen 96).
Plaku Diter F. Uhtdorf shpjegoi fuqinë që vjen kur i ftojmë të tjerët që të “vijnë e të shikojnë” (shihni faqen 86).
Motra Kristina B. Franko përshkroi gëzimin e shpërndarjes së ungjillit (shihni faqen 83).
Forcimi i Rinisë
Profeti paraqiti ndryshimet e organizatave të të rinjve dhe të të rejave që do t’i nxitin të rinjtë e të rejat në presidencat e kuorumeve dhe të klasave që të ngrihen dhe udhëheqin (shihni faqen 38).
Plaku Kuentin L. Kuk paraqiti se si do të funksionojë udhëheqja e Priftërisë Aarone (shihni faqen 40).
Motra Boni H. Kordën tregoi ndryshimet në organizatën e Të Rejave (shihni faqen 67).
Ndërtimi i Tempujve; Ndërtimi i Vetes Sonë
Presidenti Nelson njoftoi tetë tempuj të rinj gjatë sesionit të grave (shihni faqen 120).
Të dielën pasdite ai dha mësim rreth kualifikimit për të hyrë në tempull dhe paraqiti pyetjet e rishikuara për rekomandim tempulli (shihni faqen 120).