2019
Ndryshime Organizative Përqendrohen mbi Forcimin e Rinisë
Nëntor 2019


Ndryshime Organizative Përqendrohen mbi Forcimin e Rinisë

Si pjesë e përpjekjes për t’u mundësuar më tej të rinjve dhe të rejave të Kishës që të arrijnë potencialin e tyre hyjnor, në konferencën e përgjithshme të tetorit 2019 u njoftuan nga Presidenti Rasëll M. Nelson përshtatje në organizatat e Të Rinjve dhe Të Rejave (shihni faqen 38) dhe u shpjeguan nga Plaku Kuentin L. Kuk i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve (shihni faqen 40) dhe nga Motra Boni H. Kordën, Presidente e Përgjithshme e Të Rejave (shihni faqen 67).

Këto ndryshime theksojnë se “përgjegjësia e parë dhe më e rëndësishme e [peshkopit] është që të kujdeset për të rinjtë dhe të rejat në lagjen e tij”, tha Presidenti Nelson. Ndryshimet përfshijnë ndërprerjen e funksionimit të presidencave të Të Rinjve në lagje. Peshkopata, si presidenca e Priftërisë Aarone, do të ndihmohet nga këshillues të kuorumeve dhe në disa raste nga specialistë. Presidentja e Të Rejave në lagje do t’i raportojë drejtpërdrejtë peshkopit.

Presidencat e kuorumeve dhe të klasave do të përqendrohen te puna për shpëtim, duke përfshirë punën misionare nga anëtarët, mbajtjen e të kthyerve në besim, aktivizimin, punën në tempull dhe për historinë familjare, si dhe mësimdhënien e ungjillit. Presidentët e kuorumeve dhe presidentet e klasave planifikojnë dhe drejtojnë mbledhjet e së dielës, projektet e shërbimit dhe aktivitetet e tjera.

Aktivitetet për rininë nuk quhen më “Të Përbashkëta”, por mund të quhen “aktivitetet e Të Rejave”, “aktivitetet e kuorumeve të Priftërisë Aarone” ose “aktivitetet e rinisë”. Buxhetet e lejuara për aktivitetet e rinisë duhet të ndahen në pjesë të barabarta, përkatësisht sipas numrit të të rinjve dhe të të rejave në secilën organizatë.

Tema e Të Rejave është rishikuar dhe numri i klasave të Të Rejave duhet organizuar sipas numrit të të rejave dhe nevojave të tyre. Klasat do të quhen “Të Rejat”, ndjekur nga mosha e të rejave në klasë, e tillë si “Të Rejat 12–14 Vjeçe”, ose thjesht “Të Rejat” nëse mblidhen të gjitha moshat bashkë. Emrat e klasave “Kosheret”, “Trëndafilet” dhe “Dafinat” nuk do të përdoren më.

Një anëtar i këshillit të lartë të kunjit do të shërbejë si Presidenti i Të Rinjve të kunjit dhe presidenca e Të Rinjve të kunjit do të shërbejë në komitetin e kunjit për Priftërinë Aarone dhe Të Rejat, së bashku me presidencën e Të Rejave të kunjit, këshilltarin e lartë të caktuar për Të Rejat dhe këshilltarin e lartë të caktuar për Filloren.

Në ndryshimet e tjera, Shoqatës së Ndihmës, Të Rejave, Të Rinjve, Fillores dhe Shkollës të së Dielës do t’u drejtohemi si “organizata” në vend të termit “organizata ndihmëse” dhe udhëheqësve mbarëbotërorë të Kishës do t’u drejtohemi si “Drejtues të Përgjithshëm” dhe udhëheqësve në nivelin vendor do t’u drejtohemi përkatësisht si “drejtues kunji” dhe “drejtues lagjeje”.

Shtyp në Letër