2019
Katër Mënyra për t’u Përgatitur për Prillin e Vitit 2020
Nëntor 2019


Katër Mënyra për t’u Përgatitur për Prillin e Vitit 2020

Viti 2020 do të shënojë 200 vjetorin e Vegimit të Parë, i cili ndodhi në pranverën e 1820‑ës. Në përputhje me këtë, Presidenti Rasëll M. Nelson njoftoi se konferenca e ardhshme në prill “do të kremtojë pikërisht themelet e ungjillit të rivendosur” (shihni faqen 122).

Ai e nxiti çdo anëtar dhe familje që të përgatiten për këtë “konferencë unike” dhe sugjeroi mënyra të mundshme për ta bërë këtë:

  1. Lexojeni sërish rrëfimin e Jozef Smithit të Vegimit të Parë.

  2. Ndërsa studioni manualin Eja, Më Ndiq në 2020‑ën, përsiatini pyetjet rreth njohurisë së fituar dhe bekimeve të marra për shkak të Librit të Mormonit.

  3. Merrni parasysh përdorimin e materialeve të reja filmike të Librit të Mormonit gjatë studimit individual dhe familjar.

  4. Përzgjidhini pyetjet tuaja vetjake dhe hartoni planin tuaj vetjak për t’u “zhytur vetë në dritën e lavdishme të Rivendosjes”.

“Teksa i bëni këto”, tha Presidenti Nelson, “konferenca e përgjithshme prillin e ardhshëm do të jetë jo vetëm e shënuar, ajo do të jetë e paharrueshme”.

Shtyp në Letër