2019
U Përditësuan Pyetjet e Rekomandimit dhe Lajme për Tempuj të Tjerë
Nëntor 2019


Lajme të Kishës

U Përditësuan Pyetjet e Rekomandimit dhe Lajme për Tempuj të Tjerë

Gjatë konferencës së përgjithshme të tetorit 2019 u paraqitën nga Presidenti Rasëll M. Nelson përditësime të pyetjeve për intervistë për rekomandimin e tempullit (shihni faqen 121). Standardet e tempullit mbeten të njëjta, por disa prej pyetjeve janë riformuluar për të qenë më të qarta. Udhëheqësit e caktuar të Kishës duhet të kenë marrë një letër nga Presidenca e Parë, të datës 6 tetor 2019, e cila përfshin pyetjet e përditësuara.

Presidenti Nelson gjithashtu njoftoi planet për tetë tempuj të rinj (shihni faqen 79). Tempujt e rinj do të jenë në: Fritaun, Sierra‑Leone; Port‑Moresbi, Papua në Guinenë e Re; Bentonvill, Arkanzas, SHBA; Bakolod, Filipine; MekAllën, Teksas, SHBA; Koban, Guatemalë; Orem, Jutë, SHBA dhe Tejllërsvill, Jutë, SHBA.

Që prej konferencës së përgjithshme të prillit 2019, tempuj janë përkushtuar në Kinshasë, Republika Demokratike e Kongos; Lisbonë, Portugali; Port‑o‑Prens, Haiti dhe Fortalezë, Brazil dhe janë ripërkushtuar tempujt në Okland, Kaliforni, SHBA; Memfis, Tenesi, SHBA; Frankfurt, Gjermani; Oklahoma-Siti, Oklahomë, SHBA; dhe në Ralli, Karolina e Veriut, SHBA.

Filluan gërmimet për tempujt në Zhigo, Guam; Praija, Kepi i Gjelbër; San‑Huan, Porto‑Riko; Lima, Peru (Los Olivos); Belem, Brazil dhe u përzgjodhën troje për tempujt në Okland, Zelandë e Re; Lejton, Jutë, SHBA dhe Saratoga‑Springs, Jutë, SHBA.

U bënë publike planet për restaurimin e Tempullit të Solt-Lejkut, i cili do të mbyllet në dhjetor dhe do të rihapet në vitin 2024, dhe të Tempullit të Seint-Xhorxhit, Jutë, i cili do të mbyllet në nëntor 2019 dhe do të rihapet në vitin 2022.

Shtyp në Letër