1
Ushtroni Besim te Jezu Krishti
Përsiatni:Si do të ndikojë besimi im te Jezu Krishti në mbështetjen time te vetja?
- 2:3
“Exercise Faith in Jesus Christ” [“Ushtroni Besim te Jezu Krishti”] (i gjendur në srs.lds.org. Nëse nuk keni të drejtë hyrjeje te materiali filmik, lexojeni skenarin në faqen vijuese.)
Diskutoni:Çfarë mund të bëni për të ushtruar besim te Jezu Krishti që do t’ju ndihmonte të ishit më i/e mbështetur te vetja?
Lexoni:Lexoni Doktrina e Besëlidhjet 104:15 (në të djathtë).
Ushtrohuni:Zgjidhni një pohim poshtë dhe lexojani vetes. Mendoni për mënyrën se si shkrimi i shenjtë gjen zbatim për ju ndërsa kërkoni mbështetje te vetja. Ndajini mendimet tuaja me grupin.
Shkrime të Shenjta rreth Besimit në Veprim
Për shkak se Danieli nuk ndalonte së luturi, atë e hodhën në një gropë luanësh, por “Perëndia … dërgoi engjëllin e tij që ka mbyllur gojën e luanëve, … dhe nuk u gjet mbi të asnjë lëndim sepse kishte pasur besim te Perëndia i tij”. Danieli 6:22–23 (Shih edhe vargjet 16–21)
“Çdo gjë është e mundshme për atë që beson. … Fëmija mbeti si i vdekur. Por Jezusi e zuri për dore, e ngriti dhe ai u çua në këmbë.” Marku 9:23, 26–27 (Shih edhe vargjet 17–22, 24–25)
“Përgjërojuni atij për tufat e fushave tuaja, që ato të mund të shtohen.” Alma 34:25
Zoti i dha Lehit një busull, të quajtur Liahona, për të udhëhequr familjen e tij dhe “ajo punoi për ta sipas besimit të tyre në Perëndi. … [Kur] ishin përtacë dhe harronin të ushtronin besimin dhe zellin e tyre, … ata nuk përparonin në udhëtimin e tyre.” Alma 37:40–41
“Sillni gjithë të dhjetat në shtëpinë e thesarit … dhe pastaj më vini në provë për këtë gjë … në se unë nuk do t’i hap pragjet e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini.” Malakia 3:10
Gjatë një zie buke, Elija i kërkoi një të veje që t’i jepte vaktin e saj të fundit. Elija i premtoi se, për shkak të besimit të saj, Zoti do t’i siguronte asaj ushqim dhe ushqimi i saj nuk do të mbaronte kurrë. Shih 1 Mbretërve 17
“Pra, ai … të ka ushqyer me manna [për 40 vjet] … me qëllim që ti të kuptosh se njeriu nuk rron vetëm me bukë, por rron me çdo fjalë që del nga goja e Zotit.” Ligji i Përtërirë 8:3
Ushtrohuni:Shkruani dy mënyra të posaçme në të cilat mund të ushtroni besim te Jezu Krishti:
Zotohuni:Gjatë javës, përsiateni pjesën e mbetur të pohimeve dhe shkrimeve të shenjta më sipër dhe zotohuni për t’i bërë veprimet vijuese. Shenjojini kutitë përzgjedhëse kur ta përfundoni çdo detyrë:
Praktikojeni çdo ditë ushtrimin e besimit te Jezu Krishti.
Jepjani mësim familjes suaj këtë parim.