Përsiatni:Cilat ligjeve duhet t’iu bindem që të bëhem më i/e mbështetur te vetja?
2:3
“Obedience Brings Blessings” [“Bindja Sjell Bekime”] (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen vijuese.)
Diskutoni:Bindja ndaj ligjeve dhe parimeve të Perëndisë çon drejt bekimeve shpirtërore e materiale. Çfarë përvojash keni pasur që e vërtetojnë këtë?
Lexoni:Doktrina e Besëlidhje 130:20–21; pohim nga Jozef Smithi (në të djathtë)
Ushtrohuni:Vështrojeni tabelën më poshtë. Dallojeni se si bindja ndaj ligjeve të posaçme çon drejt bekimeve të posaçme. Jepen disa shembuj.
Tani, merrni pak minuta për të:
Hedhur në letër bekime të posaçme që dëshironi në kërkimin për punë, vetëpunësimin apo arsimimin tuaj. Përdorni kolonën e djathtë.
Përdoreni kolonën e majtë për të renditur ligjet të cilave mund t’iu bindeni për t’i marrë ato bekime.
Bindiuni | Që të Merrni |
---|
Ligjeve ose parimeve | Bekimet |
---|
Fjala e Urtësisë (DeB 89) | Shëndet më i mirë, dije e madhe |
E dhjeta dhe ofertat (Malakia 3:10–12) | Bekime materiale dhe shpirtërore, sukses në punën tonë, mbrojtje |
Shkoni në punë në orar çdo ditë | Punësim i vazhdueshëm dhe zotësi për të krijuar kursime |
Hani shëndetshëm dhe bëni ushtrime rregullisht | Humbisni më pak ditë pune për shkak të sëmundjes |
Ushtrohuni:Shkruani dy ose tri mënyra të posaçme në të cilat mund ta rritni bindjen tuaj ndaj ligjeve që zgjodhët:
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojini kutitë përzgjedhëse kur ta përfundoni çdo detyrë:
Ushtrojeni të qenit i/e bindur çdo ditë.
Jepjani mësim familjes suaj këtë parim.
Vazhdoni t’i ushtroni parimet e mëparshme të themelit.