Botime të Mëparshme
11: Synoni të Mësuarin dhe Arsimimin


11

Synoni të Mësuarin dhe Arsimimin

Përsiatni:Profetët kanë thënë se arsimimi është çelësi drejt mundësisë. Çfarë provash keni parë se kjo është e vërtetë?

NaN:NaN

“The Glory of God Is Intelligence” [“Lavdia e Perëndisë Është Inteligjencë”] (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen vijuese.)

Diskutoni:Pse Aleksandri beson se të mësuarit gjatë gjithë jetës është i rëndësishëm? Çfarë mendon Imelda rreth arsimimit dhe studimit serioz? Si mund ta ndihmojë atë një huamarrje nga FQA-ja? A ishte kjo një arsye e mirë për të hyrë në borxh?

Lexoni:Doktrina e Besëlidhje 88:118–119; Manuali 2, 6.1.1 (në të djathtë)

Ushtrohuni:Ne mund të vazhdojmë të mësojmë gjatë gjithë jetës sonë. Në kutinë më poshtë, shkruani diçka që e mësuat kohët e fundit nga secili prej këtyre burimeve të të mësuarit.

Burimet e të Mësuarit

Diçka që e Mësova Kohët e Fundit nga Këto Burime

Njerëzit rrotull meje, udhëheqësit e mi

Përvojat jetësore

Librat dhe materialet audio-pamore

Klasa/mësuesit

Shkrimet e shenjta, tempulli, Fryma e Shenjtë

Diskutoni:Si mund të vazhdoni të mësoni e të rriteni çdo ditë?

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojini kutitë përzgjedhëse kur ta përfundoni çdo detyrë:

  • Kërkoni mundësi për të mësuar dhe shkruajeni atë që mësoni.

  • Jepini mësim familjes suaj rreth burimeve të ndryshme të të mësuarit për gjithë jetën. Merrni parasysh mënyra në të cilat familja juaj do të merrte më tepër arsimim – si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët.

  • Vazhdoni t’i ushtroni parimet e mëparshme të themelit.

Lavdia e Perëndisë Është Inteligjencë

Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, zgjidhini rolet dhe lexojeni këtë skenar.

Aleksandri nga Peruja

TREGIMTARI: Aleksandri është një burrë nga Peruja që ia përkushton jetën e tij të mësuarit dhe mësimdhënies. Ai tregoi sa vijon:

ALEKSANDRI: Kur isha i ri, babai im na mësoi të studionim dhe ta vlerësonim arsimimin.

Ka dy gjëra që mund të bëjmë për të përparuar e për të pasur begati në këtë jetë. Së pari, të jemi besnikë e të durojmë deri në fund. Së dyti, të studiojmë e të mësojmë.

Kam mësuar gjatë gjithë jetës sime se arsimimi është mjeti kyç tokësor që kemi për t’i arritur synimet e jetës sonë.

Shkova në mision me shumë pak njohuri për ungjillin, por me një dëshirë të madhe për të bërë gjërat e drejta dhe për të mësuar.

Nuk isha në klasa, por besoj se misioni im ishte koha me mësimet më të mëdha në jetën time.

Unë gjej mundësi për të mësuar kudo që jam: Në shtëpinë time, në punë, në kishë, në universitet, ose madje edhe në autobus. Jam gjithnjë duke u përpjekur të mësoj.

Tempulli është vendi më i rëndësishëm në jetën time dhe shkolla më e mirë në tokë.

TREGIMTARI: Imelda është një e kthyer në besim në Kishë nga Afrika e Jugut që e realizoi ëndrrën e saj nëpërmjet huamarrjes nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor. Ajo dha dëshminë e saj:

IMELDA: Të qenit një studente e dalluar nuk është diçka që ia detyroj vetes sime; ia detyroj Kishës! E dija se bashkimi me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme do të më ndihmonte të fitoja shpirtshmëri më të madhe, por nuk e përfytyroja kurrë se do të më hapte dyert nga ana akademike. …

Mësimi i ungjillit ishte vërtet një zile zgjimi për mua. Më bëri të kuptoja se kisha në ngarkim vetë fatin tim. … Pavarësisht nga rrethanat e tanishme dhe ajo që mund të ndiejmë, nuk kam dyshim se Ati im Qiellor ka plane të mira për ne.