Përsiatni:Çfarë na pengon të bëjmë gjërat që kanë më shumë rëndësi?
2:3
“Doing What Matters Most” [“Bërja e Asaj që Ka më Shumë Rëndësi”] (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen vijuese.)
Diskutoni:Cilat janë disa gjëra të parëndësishme që bëjnë njerëzit, të cilat e çojnë dëm kohën e tyre? Zoti e urdhëroi Jozef Smithin që të ndërtonte tempuj edhe kur anëtarët e Kishës qenë shumë të varfër. Përse?
Lexoni:“Ligji i Administrimit të Dheut” (në faqen tjetër)
Diskutoni:Çfarë i zbuloi Zoti Plakut Uitso në tempull? Çfarë i zbuloi Zoti Nefit në mal?
Ndërsa kërkojmë mbështetje te vetja, pse është kaq e rëndësishme të jemi të denjë për në tempull?
Me një shok, lexojeni shkrimin e shenjtë më poshtë. Çfarë do të thotë për ju që nëpërmjet adhurimit në tempull ne përgatitemi për të marrë çdo gjë të nevojshme në jetën tonë? Flisni rreth asaj që kjo do të thotë për jetën tuaj dhe për synimin tuaj të mbështetjes te vetja.
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojini kutitë përzgjedhëse kur ta përfundoni çdo detyrë:
Ushtrojeni të qenit i/e denjë për në tempull çdo ditë.
Jepjani mësim familjes suaj këtë parim. Mësojuni se si frekuentimi i tempullit do t’i ndihmojë ata t’ia dalin mbanë shpirtërisht e materialisht, dhe diskutoni me ta për atë që duhet të bëni për të marrë fuqinë e Zotit që gjendet në ordinancat e tempullit.
Vazhdoni t’i ushtroni parimet e mëparshme të themelit.