Botime të Mëparshme
2: Përdoreni Kohën me Mençuri


2

Përdoreni Kohën me Mençuri

Përsiatni:Përse koha është një nga dhuratat më të mëdha të Perëndisë?

2:3

“The Gift of Time” [“Dhurata e Kohës”] (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen vijuese.)

Diskutoni:Çfarë mësuat nga motra Benkozi?

Ushtrohuni:Këtu janë pesë hapa që mund të ndërmerrni çdo ditë për ta përdorur mirë kohën tuaj. Lexojeni çdonjërin. A i bëri këto gjëra motra Benkozi?

Renditini Detyrat

Çdo mëngjes, bëni një listë me detyra për të bërë. Shtojini emra të njerëzve që duhet t’u shërbeni.

Lutuni

Lutuni për udhërrëfim. Dëgjoni. Zotohuni për të bërë më të mirën tuaj.

Vendosni Përparësi

Numërtojini përparësitë tuaja më të larta. Vini një “1-sh” pranë detyrës më të rëndësishme, vini një “2-sh” pranë asaj të radhës e kështu me radhë.

Vendosni Synime, Veproni

Dëgjoni Shpirtin. Vendosni synime. Punoni fort. Filloni me detyrën më të rëndësishme e vazhdoni deri në fund të listës.

Raportoni

Çdo natë, raportojini Atit Qiellor në lutje. Bëni pyetje. Dëgjoni. Ndiejeni dashurinë e Tij. Pendohuni.

Filloni nga puna tani. Shkruani në këtë fletore pune ose në një fletë të veçantë letre. Bëni hapin 1: Renditini detyrat tuaja për të nesërmen. Këto duhet të jenë detyra të rëndësishme për punën tuaj, për studimet tuaja, ose për kishën apo shërbimin familjar – jo vetëm punët e përditshme të shtëpisë.

Bëni hapat 2 dhe 3.

Nesër, bëni hapat 4 dhe 5.

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojini kutitë përzgjedhëse kur ta përfundoni çdo detyrë:

  • Ushtrojini këta hapa çdo ditë për ta përdorur kohën tuaj më me mençuri.

  • Jepjani mësim familjes suaj këtë parim.

  • Vazhdoni ta ushtroni parimin e mëparshëm të themelit.

Porosi për Ndërmjetësin e Grupit

Kur anëtarët e grupit kanë pyetje, ndihmojini ata t’i gjejnë përgjigjet për veten.

Dhurata e Kohës

Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, zgjidhini rolet dhe lexojeni këtë skenar.

KOFI: Përshëndetje, motra Benkozi. Si je?

MOTRA BENKOZI: A je mirë, Kofi?

KOFI: O, motra Benkozi. Jam kaq i zënë. Duhet të punoj dhe të shërbej e ta ndihmoj familjen time … dhe pastaj edhe futbolli im. Nuk kam kohë!

MOTRA B.: Kofi, ti ke gjithë kohën që gjendet.

KOFI: Çfarë?

MOTRA B.: Djali im, Perëndia na ka dhënë një dhuratë të madhërishme – kohën tonë. Ne me të duhet të bëjmë atë që ka më shumë rëndësi.

KOFI: Por si, motra Benkozi? Ti gjithnjë ke bërë kaq shumë gjëra. Ia ke dalë mbanë me familjen tënde, me biznesin tënd. Ti u ke shërbyer e ke bekuar shumë njerëz, si unë. Nuk e di se si ia del.

MOTRA B.: Dëshiron vërtet ta dish? Nëse do të qëndrosh ulur e të dëgjosh, do të ta tregoj sekretin tim.

Çdo mëngjes unë ngrihem përpara lindjes së diellit. Vishem dhe laj fytyrën e duart e mia.

Lexoj shkrimet e shenjta. Pastaj bëj një listë me ato që duhet të bëj atë ditë.

Mendoj se kujt mund t’i shërbej. Lutem për të ditur vullnetin e Perëndisë. Dhe dëgjoj.

Ndonjëherë, emrat ose fytyrat e njerëzve më vijnë në mendje. I shtoj ata në listën time.

KOFI: A është kjo mënyra se si ti e di gjithnjë saktësisht se kush ka nevojë për shërbimin tënd?

MOTRA B.: Po, Kofi. Dhe unë lutem për forcë e urtësi. Unë lutem që Perëndia ta “shenjtërojë kryerjen [time]”. Ajo thuhet te 2 Nefi 32.

Unë e falënderoj Atë. I premtoj se do të bëj më të mirën time. I kërkoj që Ai të bëjë atë që unë nuk mundem.

Pastaj e vështroj listën time. Vë një “1-sh” pranë gjësë më të rëndësishme, pastaj një “2-sh”.

KOFI: Nga i di përparësitë?

MOTRA B.: Unë dëgjoj kur lutem! Pastaj shkoj në punë. Vështroj numrin 1 dhe përpiqem ta bëj të parin, pastaj numrin 2.

Ndonjëherë gjërat ndryshojnë. Fryma e Shenjtë më thotë të bëj diçka tjetër. Ajo është gjë e mirë.

Unë punoj shumë fort, por kam paqe. E di se Perëndia do të më ndihmojë.

Prandaj, me listën dhe Shpirtin, unë bëj atë që ka rëndësi, Kofi.

KOFI: Kjo duket e thjeshtë dhe e vështirë në të njëjtën kohë.

MOTRA B.: Ke të drejtë! Kur më në fund përgatitem për shtrat, unë lutem. I raportoj Atit Qiellor. I them si shkoi dita. I bëj pyetje. E pyes se çfarë mund të bëj më mirë. Dëgjoj. Shpesh e ndiej dashurinë e Tij. E di se Ai e lartëson atë që unë përpiqem të bëj. Më pas kam paqe, Kofi dhe fle.

KOFI: Ajo është gjë e mirë, mama Benkozi. Unë e dëshiroj këtë paqe. Dëshiroj ta përdor kohën time. Dëshiroj të punoj e të shërbej më mirë.

MOTRA B.: Ti do të heqësh dorë nga gjërat që nuk kanë rëndësi, Kofi. Do ta përdorësh kohën tënde për të bërë atë që ka rëndësi. Dhe Perëndia do të jetë me ty nëse zemra jote është e drejtë.

KOFI: Faleminderit.

MOTRA B.: Ik tani, djalë i dashur. Ke shumë për të bërë!