Botime të Mëparshme
7: Bëhuni Një, Punoni së Bashku


7

Bëhuni Një, Punoni së Bashku

Përsiatni:Çfarë do të thotë të “jesh një”? Çfarë lidhje ka kjo me të bërit i/e mbështetur te vetja?

2:3

“In the Lord’s Way” [“Në Mënyrën e Zotit”] (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen vijuese.)

Diskutoni:Çfarë ju mëson ky mesazh rreth shërbimit dhe të ndihmuarit e njëri-tjetrit?

Lexoni:Moisiu 7:18; Doktrina e Besëlidhje 104:15–17 (në të djathtë)

Ushtrohuni:Bëjeni veprimtarinë vijuese:

  1. Në mënyrë të pavarur, mendoni qetësisht rreth talenteve, kontakteve ose burimeve të tjera që keni. Si mund t’i ndihmojnë dhuratat tuaja pjesëtarët e tjerë të grupit që të bëhen më të mbështetur te vetja? Shkruajini idetë tuaja:

  2. Si grup, ndajini me njëri-tjetrin talentet, kontaktet ose burimet e tjera që renditët. Shkruajini kontaktet ose burimet që kanë të tjerët, të cilat mund t’ju ndihmojnë.

  3. Tani, renditini më poshtë burimet e gjendura në një qendër të Kishës për mbështetjen te vetja, përfshirë këshilluesit, kompjuterët e kështu me radhë. Pse ju nevojiten?

  4. Çfarë burimesh keni që mund t’ju ndihmojnë ju dhe të tjerët të bëheni më të mbështetur te vetja?

  5. Si do t’i ndihmoni të tjerët në shtegun e tyre drejt mbështetjes te vetja?

  6. Si mund ta përdorni ndihmën nga të tjerët në shtegun tuaj?

Lexoni:Për t’u ushtruar me të bërit një, ju mund të bëni sa vijon:

  • Ndihmojeni familjen tuaj të rritet në unitet dhe të punojë së bashku.

  • Flisni me anëtarët në lagjen tuaj që janë të mbështetur te vetja. Pyetini se cilët njerëz apo burime i ndihmuan ata. Pyetini nëse do t’ju këshillojnë juve!

  • Shkoni në tri vende në komunitetin tuaj që kanë burime për t’ju ndihmuar të bëheni më të mbështetur te vetja. Hidhini në letër shërbimet që ata sigurojnë. Filloni t’i përdorni ato!

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojini kutitë përzgjedhëse kur ta përfundoni çdo detyrë:

  • Ushtrojeni të punuarin me të tjerët (punoni me familjen, anëtarët e lagjes dhe burimet e komunitetit tuaj sikurse renditen më sipër).

  • Jepjani mësim familjes suaj këtë parim.

  • Vazhdoni t’i ushtroni parimet e mëparshme të themelit.

Në Mënyrën e Zotit

Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.

Presidenti Henri B. Ajring

PRESIDENTI AJRING: Parimet në themelin e programit të Kishës për mirëqenien janë jo vetëm për një kohë apo një vend. Ato janë për të gjitha kohët e për të gjitha vendet. …

Mënyra se si duhet bërë ajo, është e qartë. Ata që kanë grumbulluar më shumë, duhet ta përulin veten për t’i ndihmuar njerëzit nevojtarë.

Ata që kanë bollëk, duhet të sakrifikojnë vullnetarisht një pjesë të rehatisë, kohës, aftësive dhe burimeve të tyre për të lehtësuar vuajtjen e njerëzve nevojtarë. Dhe ndihma duhet dhënë në një mënyrë që e rrit fuqinë e marrësve për t’u kujdesur për veten e tyre [e më pas të kujdesen për të tjerët].

Nëse bëhet kështu, në mënyrën e Zotit, diçka mbresëlënëse mund të ndodhë. Edhe dhënësi, edhe marrësi bekohet.

(Henri B. Ajring, fjalim i mbajtur në përkushtimin e Qendrës së Shërbimeve për Mirëqenien Sugarhouse në Juta, qershor 2011, lds.org; fjalët në kllapa u shtuan nga Presidenti Ajring në një intervistë në mars të vitit 2014)

PRESIDENTI UHTDORF: Vëllezër e motra, secili prej nesh ka një përgjegjësi prej besëlidhjeve që të jetë i ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve dhe të shërbejë ashtu si bëri Shpëtimtari – për të ndihmuar, bekuar dhe ngritur moralisht ata që janë rreth nesh.

Shpesh, përgjigjja ndaj lutjes sonë nuk vjen kur jemi në gjunjë, por ndërsa jemi në këmbë, duke i shërbyer Zotit dhe duke u shërbyer atyre që janë rreth nesh. Veprimet vetëmohuese të shërbimit dhe përkushtimit kullojnë shpirtrat tanë, i heqin luspat nga sytë tanë shpirtërorë dhe hapin pragjet e qiellit. Duke u bërë përgjigjja për lutjen e një tjetri, ne shpesh gjejmë përgjigjen për lutjen tonë.

(Diter F. Uhtdorf, “Duke Pritur në Rrugën për Damask”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 76)