Përsiatni:A keni pasur një përvojë kur Ati Qielloi u është përgjigjur lutjeve tuaja për një vend pune, biznesin tuaj apo arsimimin tuaj?
NaN:NaN
“Creating Lift” [“Krijimi i Forcës Ngritëse”] (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen vijuese.)
Diskutoni:Si thotë Presidenti Uhtdorf se mund ta ngremë veten nga shqetësimet tokësore? A ka kohë kur ne nuk i dallojmë përgjigjet ndaj lutjeve tona? A është dëgjimi një pjesë thelbësore e lutjes?
Diskutoni:Si grup diskutoni për këto pyetje: Pse është të dëgjuarit një aftësi thelbësore? Si mund të na ndihmojë në punën tonë të dëgjuarit me kujdes?
Ushtrohuni:Bëjeni këtë veprimtari që të mësoni t’i përmirësoni aftësitë tuaja dëgjimore:
Si grup, lexojini hapat më poshtë dhe diskutojini shkurtimisht ata.
Kërkojini njërit ose dy anëtarëve të grupit t’u tregojnë të tjerëve rreth një sfide apo pyetjeje që ata kanë. Çdokush tjetër duhet të përpiqet të dëgjojë, duke i ndjekur këta hapa.
Pyetini anëtarët e grupit që folën, se si u ndien kur grupi u përpoq vërtet të dëgjonte.
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojini kutitë përzgjedhëse kur ta përfundoni çdo detyrë:
Ushtrojini hapat drejt të dëgjuarit më të mirë me familjen tuaj:
Kërkojini një pjesëtari/eje të familjes të tregojë një sfidë apo pyetje me të cilën ai apo ajo po përballet.
Ushtrojini hapat e të dëgjuarit ndërsa e dëgjoni këtë sfidë.
Jepjani mësim familjes suaj këtë parim.
Vazhdoni t’i ushtroni parimet e mëparshme të themelit.