Botime të Mëparshme
4: Administrojini Paratë


4

Administrojini Paratë

Përsiatni:Përse është administrimi i parave kaq i vështirë – dhe kaq i rëndësishëm?

2:3

“First Things First!” [“Të Parat Gjërat e Para!”] (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen vijuese.)

Diskutoni:Çfarë mësuat nga këta fëmijë? Pse duhet të mbajmë shënim se ku shkojnë paratë tona? Pse duhet t’i ruajmë paratë tona?

Lexoni:Pohim nga Përgatisni Çdo Gjë të Nevojshme; Doktrina e Besëlidhje 104:78 (në të djathtë)

Ushtrohuni:Këtu janë katër hapa që mund të ndërmerrni për t’i administruar paratë tuaja që të mund t’u shërbeni më mirë të tjerëve. Lexojini këta hapa. Si grup, flisni rreth mënyrës se si mund ta bëni zakon këtë.

Punoni Fort dhe me Zgjuarsi

Vërtetojani punëdhënësit tuaj që ju punoni fort çdo ditë. Vërtetojeni se jeni i/e vlefshëm/me. Jini i/e ndershëm/me.

Paguajeni Të Dhjetën dhe Ofertat

Kur fitoni para vetjake, së pari paguani të dhjetën. Më pas, Perëndia mund t’ju bekojë.

Shpenzoni Më Pak Nga Sa Fitoni

Vendosni një buxhet. Shënojini ato që fitoni dhe ato që shpenzoni. Shmangeni borxhin. Fitoni më shumë. Shpenzoni më pak nga sa fitoni.

Krijoni Kursime Përditë

Ruani para çdo ditë për më shumë paqe e liri.

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojini kutitë përzgjedhëse kur ta përfundoni çdo detyrë:

  • Ushtrojeni administrimin e parave tuaja çdo ditë.

  • Jepjani mësim familjes suaj këtë parim.

  • Vazhdoni t’i ushtroni parimet e mëparshme të themelit.

Porosi për Ndërmjetësin e Grupit

Kërkojini dikujt të tregojë se si këto parime po e bekojnë familjen e tij apo të saj.

Të Parat Gjërat e Para!

Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, zgjidhini rolet dhe lexojeni këtë skenar.

një vajzë dhe një djalë i vogël

AMBIENTI: Një djalë dhe një vajzë e vogël, të veshur me rroba të rriturish, duke u sjellë si prindërit e tyre.

DJALI: Jam në shtëpi, e dashur.

VAJZA: Mirë se erdhe në shtëpi. O, ua sa i lodhur që dukesh.

DJALI: Edhe ti. Ti punon fort, apo jo?

VAJZA: Epo na duhet të punojmë, apo jo?

DJALI: Fitova 10 [mijë lekë] sot.

VAJZA: O, çfarë bekimi. Epo, të parat gjërat e para! Le të paguajmë të dhjetën tonë, dakord?

DJALI: Por, po sikur të mos kemi mjaftueshëm?

VAJZA: Pikërisht atëherë na duhet besim!

DJALI: Në rregull. Pra, çfarë vjen pas kësaj?

VAJZA: Epo, do të na duhet të blejmë ushqime, të paguajmë udhëtimin me autobus e të paguajmë qiranë. Dhe më pas, do të ishte bukur po të blinim një karrige. …

DJALI: Por nuk mundemi. E shikon? Nuk kemi mjaft para.

VAJZA: A mund të marrim ca borxh?

DJALI: Thonë se borxhi është i rrezikshëm. Ne nuk duam të futemi në telashe.

VAJZA: Në rregull. Ke të drejtë. Pra, çfarë duhet të bëjmë me këto?

DJALI: Le t’i ruajmë! Nuk i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë.

VAJZA: Kjo duket e drejtë. Por nuk na mbetet asgjë për t’u dëfryer.

DJALI: Ne kemi njëri-tjetrin! Dhe unë do të përpiqem të fitoj më shumë.

VAJZA: Unë do të përpiqem të shpenzoj më pak!

DJALI: Në atë mënyrë ne mund të jemi të lumtur – e të mbështetur te vetja!

VAJZA: E drejtë! Ajo nuk ishte aq e vështirë. Pse të rriturit e bëjnë kaq të madhe?

DJALI: O, ti e di. Kështu janë të rriturit!