Botime të Mëparshme
6: Zgjidhini Problemet


6

Zgjidhini Problemet

Përsiatni:Pse mendoni se Ati Qiellor na lejon të përballemi me probleme dhe sfida?

NaN:NaN

“Solve Problems and Make Decisions” [“Zgjidhini Problemet dhe Merrni Vendime”] (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen vijuese.)

Diskutoni:Çfarë bëri Delja për ta ndihmuar Derrkucin ta zgjidhë problemin e tij? (Mendoni rreth mënyrës se si ajo e ndihmoi atë ta shquante problemin e vërtetë, të shikonte mundësitë e tij e më pas të vendoste e të vepronte.)

Lexoni:Ethëri 2 dhe 3 (lexoni vetëm pjesët e shkëputura në të djathtë)

Diskutoni:Çfarë bëri vëllai i Jaredit për ta zgjidhur problemin e tij?

Ushtrohuni:Më poshtë janë tre hapa që mund të ndërmerrni për t’i zgjidhur problemet e çfarëdolloji me lutje e besim. Lexojini dhe diskutojini ata me një anëtar të grupit. Secili prej jush duhet të shquajë një problem të posaçëm me të cilin përballet, dhe të kalojë nëpër këta hapa.

triangle diagram

Zgjidhini Problemet

Shquani

Cili është problemi i vërtetë?

Mundësitë e Studimit

Cilat janë zgjidhjet e mundshme?

Cila është më e mira?

Vendosni dhe Veproni

Lutuni për udhërrëfim. Vendosni. Pastaj veproni me besim. Rezultate të mira? Nëse jo, provojini përsëri hapat 1–3.

Mos hiqni dorë!

Ushtrohuni:Përzgjidhni një problem me të cilin po përballeni si familje, dhe shkruajeni këtu:

Gjatë javës, punoni për këtë problem me familjen tuaj. Kujtoni, mos hiqni dorë! Duhet kohë për t’i zgjidhur problemet e për të bërë ndryshime.

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojini kutitë përzgjedhëse kur ta përfundoni çdo detyrë:

  • Ushtrojini hapat për zgjidhjen e problemit për të cilin shkruat më sipër.

  • Jepjani mësim familjes suaj këtë parim.

  • Vazhdoni t’i ushtroni parimet e mëparshme të themelit.

Porosi për Ndërmjetësin e Grupit

Shtojuni gjallëri diskutimeve. Përfshijeni gjithsecilin.

Zgjidhini Problemet dhe Merrni Vendime

Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, zgjidhini rolet dhe lexojeni këtë skenar.

DERRKUCI: Po vdes urie! Fermeri iku. Djali i tij është përtac dhe nuk më jep ushqim! Çfarë do të bëj?

DELJA: Derrkuc? Derrkuc! Cili është problemi?

DERRKUCI: Problemi? Problemi? Është afërmendsh, apo jo? Po vdes urie!

DELJA: Hëm. Ky nuk është problemi yt.

DERRKUCI: Ë? Çfarë do të thuash? Jam i uritur! Dhe ai fëmijë përtac nuk po e bën punën e vet.

DELJA: E drejtë, por ai është problemi i tij. Problemi yt është se ku mund të shkosh ti për të gjetur ca ushqim?

DERRKUCI: Unë? Të gjej ushqim?

DELJA: Pikërisht. Cilat janë mundësitë e tua?

DERRKUCI: Epo, mund të rri këtu e të pres!

DELJA: Kjo është një mundësi. Si po shkon ajo?

DERRKUCI: Po. … Mirë. … Nëse dal që këtej, ndoshta mund të gjej ushqim në pirgun e mbeturinave.

DELJA: Ajo është një tjetër mundësi. E vura re se djali e la portën tënde të hapur.

DERRKUCI: Po, por unë as nuk kam dalë kurrë jashtë që këtej. Dhe atje mund të mos ketë fare ushqim gjithsesi.

DELJA: Epo, është ndofta koha për të vendosur e për të bërë diçka – rri ose lëviz.

DERRKUCI: Në rregull. Është problemi im, kështu?

DELJA: Po.

DERRKUCI: Dhe pirgu i mbeturinave është mundësia ime më e mirë.

DELJA: Nëse e mendon kështu.

DERRKUCI: Pra, duhet të vendos e të veproj.

DELJA: Kështu duket.

DERRKUCI: Dakord. … Në rregull. … Epo, … ja ku po shkoj. [Fillon të hajë.] Ej, Dele, këto qenkan gjëra të mira.

DELJA: Të lumtë, Derrkuc!