Botime të Mëparshme
Udhëzimet e Fillimit


Udhëzimet e Fillimit

Përsiatni:Pse dëshiron Ati Qiellor që të bëhem i/e mbështetur te vetja? Kur bëhemi të mbështetur te vetja, si po bëhemi më shumë si Ai?

Lexoni:Me grupin, lexojeni letrën nga Presidenca e Parë (në faqen 2) dhe pohimin e Presidentit Monson (në të djathtë).

Diskutoni:Cilat janë premtimet në këto mesazhe? Cila është puna juaj?

Lexoni:Lexoni Doktrina e Besëlidhjet 29:34 (në të djathtë).

Diskutoni:Çfarë mësoni nga Doktrina e Besëlidhje 29:34 rreth të shkuarit në shkollë, marrjes së një vendi pune ose fillimit të një biznesi? Përse është kaq e rëndësishme që ta kuptojmë këtë të vërtetë?

Lexoni:Themeli Im është një pjesë e rëndësishme e mbledhjeve të grupit për mbështetjen te vetja. Anëtarët e grupit që marrin pjesë në mbledhje dhe i mbajnë zotimet e tyre, do të kenë të drejtën të marrin një certifikatë nga Kolegji i Biznesit SHDM. Shkoni te faqja 29 për t’i shqyrtuar kërkesat për marrjen e një certifikate.

Broshura Familja Ime

Në parimin 12 te Themeli Im, do të flasim rreth rëndësisë së ordinancave të tempullit sepse ato lidhen me mbështetjen te vetja. Me familjet tona, ne mund të përgatitemi tani për atë mësim. Le ta fillojmë historinë tonë familjare duke përdorur broshurën Familja Ime: Histori që na Bashkojnë. Ne do t’i forcojmë të gjitha anët e jetës sonë teksa i respektojmë besëlidhjet tona dhe ndihmojmë për t’u sjellë bekime paraardhësve tanë.

Porosi për Ndërmjetësin e Grupit

Mirëbesojuni materialeve.

Ndiqeni skicën.

Administrojeni kohën me efektshmëri.