Botime të Mëparshme
9: Ngulmoni


9

Ngulmoni

Përsiatni:Si mësojmë ne të vazhdojmë së punuari me një detyrë derisa të mbarojë?

NaN:NaN

“Only a Stonecutter” [“Vetëm një Gurgdhendës”] (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen vijuese.)

Diskutoni:Si mësojmë ne të vazhdojmë pa u ndalur edhe kur është e vështirë? Si ndikon mirëbesimi te Zoti në zotësinë tonë për të ngulmuar?

Lexoni:Pohim nga Presidenti Faust; Hebrenjve 12:1; Doktrina e Besëlidhje 58:4 (në të djathtë)

Ushtrohuni:Punoni së bashku që ta mësoni këtë model për të ngulmuar e për t’i kapërcyer sfidat:

  • Si grup, lexojeni çdo hap në modelin më poshtë.

  • Drejtojuni dikujt në grup. Pyeteni njëri-tjetrin nëse keni ndonjë punë apo detyrë përballja me të cilën është shumë e vështirë.

  • Ndihmojeni njëri-tjetrin të kalojë nëpër katër hapat më poshtë, duke folur rreth punës apo detyrës së vështirë.

  • Zotohuni para njëri-tjetrit që do të ngulmoni – që do të vazhdoni pa u ndalur derisa puna apo detyra të bëhet mirë.

Mbani një Qëndrim Pozitiv

Renditini bekimet tuaja.

Mbani Mend që të Punoni së Bashku

Kërkojuni ndihmë miqve, bashkëmoshatarëve, anëtarëve të grupit dhe të tjerëve.

Zëvendësojeni Frikën me Besim

Shmangeni dyshimin. Kujtoni se Zoti e ka të gjithë fuqinë. Bëjini thirrje Atij dhe pranojeni vullnetin e Tij.

Lëvizni Përpara me Durim e Guxim

Kurrë, kurrë, kurrë mos hiqni dorë; duroni me besim.

Ushtrohuni:Përzgjidhni një sfidë me të cilën po përballet familja juaj. Përdoreni modelin e mësipërm dhe shquani dy ose tri mënyra në të cilat mund të lëvizni përpara me besim, duke mirëbesuar se Perëndia do të sigurojë:

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojini kutitë përzgjedhëse kur ta përfundoni çdo detyrë:

  • Ushtrojeni ngulmimin në mënyrat të cilat i shquat më sipër.

  • Jepjani mësim familjes suaj këtë parim.

  • Vazhdoni t’i ushtroni parimet e mëparshme të themelit.

Vetëm një Gurgdhendës

Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.

Tempulli i Solt-Lejkut në ndërtim e sipër

PLAKU HOLLAND: Xhon R. Mojli ishte një pionier nga Anglia i cili kaloi në Shtetet e Bashkuara duke shtyrë një karrocë dore. Ai u vendos në Alpine, Juta, rreth 35 kilometra nga Tempulli i Solt-Lejkut.

Brigam Jangu e thërriti vëllanë Mojli që të ishte kryeinspektori i një guroreje gjatë ndërtimit të Tempullit të Solt-Lejkut.

Për ta bërë të sigurt që të ishte gjithnjë në punë në orën 08:00 të mëngjesit çdo të hënë, vëllai Mojli fillonte të ecte për 35 kilometra rreth orës 02:00 të mëngjesit. Ai e mbaronte punën në orën 05:00 pasdite të premten dhe pastaj fillonte të ecte për në shtëpi duke mbërritur atje pak para mesnate. Çdo javë, ai e përsëriste atë program për afro 20 vjet gjatë ndërtimit të tempullit.

Një herë, kur ishte në shtëpi në fundjavë, një prej lopëve të tij u turr gjatë mjeljes dhe e goditi vëllanë Mojli në këmbë, duke ia thyer kockën pikërisht poshtë gjurit.

Ata nuk kishin ndihmë të mirë mjekësore në fermë, prandaj familja dhe miqtë e tij ia hoqën menteshat një dere dhe e lidhën me rrip në atë tryezë operimi të sajuar. Pastaj ata morën sharrën e drurëve që po e përdornin për të prerë degët nga një pemë aty pranë dhe ia prenë këmbën disa centimetra poshtë gjurit.

Kur këmba filloi të shërohej, vëllai Mojli mori një copë druri dhe gdhendi një këmbë artificiale. Fillimisht ai eci nëpër shtëpi. Pastaj ai eci rrotull oborrit. Më në fund ai guxoi të dilte jashtë pronës së tij.

Kur ndjeu se mund ta duronte dhembjen, e lidhi me rrip këmbën e tij të drunjtë, eci për 35 kilometra drejt Tempullit të Solt-Lejkut, u ngjit në skelë dhe me një daltë në dorë formoi me çekiç shpalljen “Shenjtëri Zotit”.

(Shih edhe Jeffrey R. Holland, “As Doves to Our Windows”, Ensign, maj 2000, f. 76–77.)