Përsiatni:Pse mendoni se Ati Qiellor dëshiron që ne të marrim përgjegjësi vetjake për jetën tonë?
2:3
“Sedrick’s Journey” [“Udhëtimi i Sedrikut”] (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen vijuese.)
Diskutoni:Si e përdor Sedriku lirinë e tij të zgjedhjes dhe merr përgjegjësi për të ardhmen e tij? Çfarë do t’i ndodhte Sedrikut nëse ai do t’ia vinte fajin dikujt tjetër për sfidat e tij?
Ushtrohuni:Drejtohuni te një anëtar i grupit afër jush. Së bashku lexojeni pohimin më poshtë nga Profeti Jozef Smith. Ai përshkruan situatën e tij vetjake teksa rritej. Diskutoni për këto pyetje:
Cila ishte situata e tij materiale?
Çfarë mësoni rreth mbështetjes te vetja nga fjalët e Profetit?
Çfarë donte të thoshte Profeti me “punë [e] vazhdueshme”?
Ushtrohuni:Mendoni për mënyrën se si të merrni përgjegjësi më vetjake për mbështetjen tuaj te vetja. Shkruani dy ose tri ndryshime që dëshironi të bëni në veprimet apo sjelljet tuaja.
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojini kutitë përzgjedhëse kur ta përfundoni çdo detyrë:
Ushtrojeni marrjen e përgjegjësive çdo ditë.
Jepjani mësim familjes suaj këtë parim.
Vazhdoni t’i ushtroni parimet e mëparshme të themelit.