Përmbledhje Historike
Kronologjia e mëposhtme jep një tablo të shkurtër historike për mësimet e Presidentit Hauard W. Hanter në këtë libër.
14 nëntor 1907 | U lindi prindërve Xhon Uilliam (Uill) Hanter dhe Nelli Mari Rasmusen Hanterit në Bois të Ajdahos. |
4 prill 1920 | U pagëzua dhe u konfirmua në Bois. |
maj 1923 | Merr Çmimin Skautist Shqiponjë – çmimi i dytë Skautist Shqiponjë në Bois. |
janar dhe shkurt 1927 | Me bandën e tij, Krunejdërat e Hanterit, ofron muzikë gjatë një turneu dymujor me anije turistike në Azi. |
mars 1928 | Shkon në Kaliforninë Jugore. |
prill 1928 | Fillon të punojë në një bankë në Kaliforni. |
10 qershor 1931 | Martohet me Klara (Kler) Mej Xhefsin në Tempullin e Solt-Lejkut. |
janar 1932 | Humbet punën e tij në bankë për shkak të mbylljes së bankave shkaktuar nga Depresioni; fillon të punojë në një mori punësh të ndryshme. |
janar 1934 | Fillon të punojë në një departament juridik në Distriktin e Kontrollit të Përmbytjeve në Kontenë e Los Anxhelosit. |
20 mars 1934 | I lindi i biri Hauard Uilliam (Billi) Hanter i Riu. |
11 tetor 1934 | I vdiq i biri Hauard Uilliam (Billi) Hanter i Riu. |
shtator 1935 | Hyn në Universitetin Sauthuestern, Fakulteti i Drejtësisë në Los Anxhelos (tani Fakulteti Sauthuestern i Drejtësisë). |
4 maj 1936 | I lindi i biri Xhon Xhejkob Hanteri. |
29 qershor 1938 | I lindi i biri Riçard Alen Hanteri. |
8 qershor 1939 | Diplomohet nga fakulteti i drejtësisë, i treti në klasën e tij. |
prill 1940 | Fillon punë si jurist privat, duke punuar me kohë të pjesshme dhe mandej me kohë të plotë në 1945-ën; vijon të punojë si jurist deri në thirrjen si Apostull në 1959-ën. |
shtator 1940 deri në nëntor 1946 | Shërben si peshkop i Lagjes El Sereno në Kaliforni. |
shkurt 1950 deri në nëntor 1959 | Shërben si president i Kunjit të Pasadenës në Kaliforni. |
14 nëntor 1953 | Vuloset me prindërit në ditëlindjen e tij të 46-të në Tempullin e Mesës në Arizona. |
9 tetor 1959 | Thirret nga Presidenti Dejvid O. Mek-Kei si anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. |
15 tetor 1959 | Shugurohet Apostull dhe veçohet si anëtar i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve nga Presidenti Dejvid O. Mek-Kei. |
1964 – 1972 | Shërben si president i Shoqatës Gjenealogjike të Kishës. |
1965 – 1976 | Shërben si president i Qendrës Kulturore Polineziane në Laie të Havait. |
1970 – 1972 | Shërben si Historian i Kishës. |
1974 – 1979 | Ndihmon në mbikëqyrjen e planifikimit, financimit dhe ndërtimit të Kopshtit Përkujtimor të Orson Hajdit në Jerusalem. |
nëntor 1975 | Drejton organizimin e 15 kunjeve brenda një fundjave nga 5 kunje ekzistuese në Meksiko-Siti. |
1979 – 1989 | Mbikëqyr planifikimin dhe ndërtimin e Qendrës së Universitetit “Brigam Jang” (UBJ) në Jerusalem për Studime të Lindjes së Afërme. |
24 tetor 1979 | Drejton shërbimet përkushtuese për Kopshtin Përkujtimor të Orson Hajdit në Jerusalem. |
9 tetor 1983 | Kler Hanteri vdes pas një sëmundjeje prej më shumë se 10 vjetësh. |
10 nëntor 1985 | Veçohet si President Zëvendësues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve për shkak të shëndetit të dobët të presidentit të kuorumit, Marion G. Romni. |
2 qershor 1988 | Veçohet si President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve pas vdekjes së Presidentit Marion G. Romni. |
16 maj 1989 | Përkushton Qendrën e Universitetit “Brigam Jang” në Jerusalem për Studime të Lindjes së Afërme. |
12 prill 1990 | Martohet me Ajnis Bernis Igën Stantonin në Tempullin e Solt-Lejkut. |
5 qershor 1994 | Veçohet si Presidenti i 14-të i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. |
1 tetor 1994 | Mbështetet si President i Kishës në konferencën e përgjithshme. |
9 tetor 1994 | Përkushton Tempullin e Orlandos në Florida. |
11 dhjetor 1994 | Kryeson në krijimin e kunjit të 2.000-të të Kishës (Kunji i Kontreras në Meksiko-Siti në Meksikë). |
8 janar 1995 | Përkushton Tempullin e Bauntifullit në Juta. |
3 mars 1995 | Vdes në shtëpinë e tij në Solt-Lejk-Siti të Jutas në moshën 87-vjeçare. |