11. Mali i Ullinjve, Parku i Orson Hyde-t
Kjo pamje sheh drejt jugperëndimit nga parku i Orson Hyde-t në malin e Ullinjve drejt Jeruzalemit. Në faqen perëndimore të malit të Ullinjve është kopshti i Gjetsemanit. Më 24 tetor 1841, Plaku Orson Hyde u ngjit në malin e Ullinjve dhe ofroi një lutje profetike për përkushtimin e kthimit të fëmijëve të Abrahamit dhe për ndërtimin e tempullit.
Ngjarje Domethënëse: Roma e shkatërroi Jeruzalemin në vitin 70 pas K. sikurse u parashikua nga Shpëtimtari (shih JS—M 1:23). Shpëtimtari do të qëndrojë në malin e Ullinjve përpara shfaqjes së tij për të gjithë botën. (Shih Zak. 14:3–5; DeB 45:48–53; 133:19–20; Udhëzuesi i Shkrimeve të Shenjta, “Ullinj(ve), Mal i”.)