16. Shilohu
Në këtë pamje perëndimore, rrënojat e qytetit të lashtë janë pikërisht në të majtë të qendrës. Ato ndodhen në një kodër të vogël, të rrumbullaktë, të rrethuar nga kodra më të gjata.
Ngjarje Domethënëse: Fiset e Izraelit u mblodhën dhe morën pjesën e tyre të territorit (Joz. 18–22). Tabernakulli dhe arka e besëlidhjes u vendosën këtu dhe mbetën për shekuj (Joz. 18:1). Këtu Ana u lut dhe e përkushtoi birin e saj Samuelin në shërbim të Zotit (1 Sam. 1). Izraelitët e morën arkën nga Shilohu dhe u mundën nga filistinët, të cilët e morën peng arkën (1 Sam. 4:1–11).