17. Mali Gerizim dhe Mali Ebal
Duke parë drejt perëndimit. Në të majtë është mali Gerizim dhe në të djathtë mali Ebal. Qyteti i tanishëm i Nablusit është në këtë fotografi. Qyteti i lashtë i Shikemit ishte i vendosur midis këtyre dy maleve në luginën poshtë (pikërisht në të djathtë të kësaj fotografie).
Ngjarje Domethënëse: Abrahami ngriti fushimin në Shikem (Zan. 12:6–7). Jakobi ngriti kampin këtu dhe bleu një pjesë të tokës (Zan. 33:18–20). Mali Gerizim ishte mali i bekimit, ndërsa, mali Ebal ishte mali i mallkimit (LiP. 27–28). Në malin Ebal, Jozueu ngriti një monument që dëshmonte për ligjin e Moisiut dhe më pas ua lexoi ligjin izraelitëve (Joz. 8:30–35). Kockat e Jozefit u varrosën në Shikem (Joz. 24:32).