Ndihma për Studimin
23. Deti i Galilesë dhe Mali i Lumturive


23. Deti i Galilesë dhe Mali i Lumturive

Duke parë drejt jugperëndimit mbi cepin veriperëndimor të detit të Galilesë, një liqeni me ujë të freskët. Tiberia është i vendosur në pjesën e largët të bregdetit dhe në pjesën e majtë në largësi në fotografi. Kodra në qendër të bazës së fotografisë është vendi tradicional i malit të Lumturive. Kapernaumi është në të majtë, jashtë fotografisë.

Ngjarje Domethënëse: Shpëtimtari kaloi shumë prej shërbesës së tij të vdekshme në këtë luginë. Këtu ai thirri dhe shuguroi dymbëdhjetë apostujt (Mt. 4:18–22; 10:1–4; Mr. 1:16–20; 2:13–14; 3:7, 13–19; Llu. 5:1–11), u mësoi Predikimin në Mal (Mt. 5–7) dhe i mësoi me shëmbëlltyra (Mt. 13:1–52; Mr. 4:1–34). Mrekullitë që kreu përfshijnë sa vijon: ai shëroi një lebroz (Mt. 8:1–4); qetësoi një stuhi (Mt. 8:23–27); nxori nga një i ri një legjion me demonë, të cilët më pas hynë në derra dhe vrapuan drejt detit (Mr. 5:1–15); ngriti së vdekuri bijën e Jaredit (Mt. 9:18–19, 23–26; Mr. 5:22–24, 35–43); ushqeu 5.000 dhe 4.000 vetë (Mt. 14:14–21; 15:32–38); i urdhëroi dishepujt e tij të hidhnin rrjetat e tyre, me të cilat ata kapën shumë peshq (Llu. 5:1–6); shëroi shumë vetë (Mt. 15:29–31; Mr. 3:7–12); dhe u shfaq pas Ringjalljes së tij për t’i mësuar dishepujt e tij (Mr. 14:27–28; 16:7; Gjo. 21:1–23).

fotografia 23

23. Deti i Galilesë dhe Mali i Lumturive Kjo kodër është vendi tradicional i Predikimit të Shpëtimtarit në Mal (shih Mt. 5–7).