30. Korinti
Qyteti kryesor i provincës romake të Akaisë. Ishte i vendosur në istmin që lidhte Peloponezin me tokën kryesore të Greqisë, duke zotëruar një port në të dyja anët lindore dhe perëndimore. Ai ishte një qytet port me pasuri dhe ndikim.
Ngjarje Domethënëse: Pali jetoi në Korint për një vit e gjashtë muaj dhe ngriti Kishën atje (Vep. 18:1–18). Pali u shkroi disa letra anëtarëve të Kishës në zonën e Korintit, dy prej të cilave janë tani në Dhjatën e Re (1 dhe 2 Korintasve).