Një Ëndërr për Diterin
Përshtatur nga biseda e Elder Dieter F. Uchtdorf, “Call for Heroes!” (Takim shpirtëror, UBJ – Pathway Mbarëbotëror, 14 korrik 2020, byupathway.org/devotionals.)
Kur ishte djalë i vogël, Plakut Diter F. Uhtdorf i pëlqente shumë t’i shihte avionët. Ai përfytyronte se po e drejtonte ai njërin nga ata avionë të mëdhenj.
Një ditë, dua të jem pilot.
Por familja e Diterit nuk kishte shumë para. Ata kishin qenë refugjatë dhe iu ishte dashur të largoheshin nga shtëpia e tyre dy herë për të shkuar në një vend të ri.
Ndërkohë që fëmijët e tjerë luanin, Diteri punonte si dorëzues i shërbimit të pastrimit për të ndihmuar familjen.
Nganjëherë ai ndihej sikur ëndrra e tij ishte e pamundur!
Por teksa rritej, Diteri punonte shumë fort për t’i arritur ëndrrat e veta. Ai kishte besim se Ati Qiellor do ta ndihmonte.
Ai u bashkua me forcat ajrore dhe u stërvit për të qenë piloti më i mirë që mundej.
Më në fund e arriti ëndrrën e tij. Ai drejtoi avionë të mëdhenj për shumë vjet!
Ndoshta edhe ti po e pyet veten a janë të mundura ëndrrat e tua.
Mund të mos jetë e lehtë, por ti mund ta bësh.
Mund të përballesh me sfida, por ato mund të të bëjnë më të fortë. Perëndia është me ty në çdo hap të udhës!
“Puno fort. Ki besim. Ki shpresë. Mirëbeso te Perëndia. Nëse bën pjesën tënde, gjërat do të shkojnë mirë.”