2021
Mbroje Veten
Korrik/Gusht 2021


Mbroje Veten

a boy standing in front of road signs

Ti duhet t’i trajtosh të gjithë fëmijët e Atit Qiellor me dashamirësi dhe respekt. Duhet të presësh që edhe të tjerët të të trajtojnë në të njëjtën mënyrë. Nëse dikush përpiqet të të dëmtojë me fjalët ose veprimet e veta, kjo nuk është diçka e mirë!

Nëse ndihesh i pambrojtur …

  1. Thuaj jo. Nuk ke pse të bësh asgjë që duket e gabuar ose të vë në siklet. Është mirë të thuash jo.

  2. Dëgjoji ndjenjat e tua. Fryma e Shenjtë na jep paralajmërime të qeta për ta na ndihmuar që të jemi të mbrojtur. Nëse ndien se ka diçka që nuk shkon, mos merr pjesë dhe përpiqu të largohesh nëse mundesh.

  3. Mos mbaj të fshehta që të lëndojnë. Ka një ndryshim mes një surprize të gëzueshme dhe një të fshehte që të lëndon. Ti nuk duhet ta mbash një të fshehtë që të lëndon, edhe nëse ke premtuar ta mbash.

  4. Tregoji një të rrituri të cilit i mirëbeson. Nëse ndodh diçka e keqe ose ndihesh i frikësuar, tregoji dikujt që mund të të ndihmojë menjëherë, si një prindi, mësuesi ose udhëheqësi të Kishës.

Me kë mund të flasësh kur ke një problem? Shkruaj një listë me njerëz të besuar këtu:

Ilustrimi nga Jennifer Bricking