2021
Loja e Tavolinës “Plani i Shpëtimit”
Korrik/Gusht 2021


Loja e Tavolinës “Plani i Shpëtimit”

Pamja
Friend, July 2021 Tier 2

Luaje këtë lojë që të mësosh rreth planit të Atit Qiellor. Përdor fasule ose monedha si gurë të lojës. Sa herë që ke radhën, hidh një zar ose zgjidh një numër dhe lëvize gurin tënd në aq hapësira sa numri që të ra. Kur personi i parë kalon një yll, lexo përshkrimin. Herën e ardhshme që dikush e kalon atë yll, bëni veprimtarinë.

  • Jeta paratokësore: Ne jetuam me prindërit tanë qiellorë. Ne zgjodhëm ta ndiqnim Jezu Krishtin dhe të vinim në tokë.

    Këndoni këngën “N’Qiell Jetova” (Liahona, prill 1999).

  • Toka: Ne erdhëm në tokë për të marrë një trup, për të mësuar e për t’u rritur. Ne mund të zgjedhim mes së drejtës e së gabuarës.

    Lexoni tek Alma 34:32.

  • Shlyerja e Krishtit: Jezu Krishti erdhi në tokë dhe jetoi një jetë të përkryer. Ai i di dhembjet tona. Ai shleu për ne që ne të mund të pendohemi.

    Këndoni këngën “Ai Dërgoi Birin e Tij” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 20–21).

  • Bota e shpirtrave: Pasi vdesim, shpirtrat tanë vazhdojnë të jetojnë. Njerëzit që nuk mësuan rreth ungjillit në tokë, mund të mësojnë rreth tij këtu.

    Lexoni tek Alma 40:11.

  • Ringjallja: Për shkak se Jezusi u ngjall së vdekuri, ne të gjithë do të jetojmë përsëri! Trupat tanë dhe shpirtrat tanë do të bashkohen sërish.

    Këndoni këngën “Jezusi a Jetoi Sërish?” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 45).

  • Mbretëria çelestiale: Për shkak të Jezu Krishtit, ne mund të bëhemi si Ati ynë Qiellor e të jetojmë me familjet tona përgjithmonë.

    Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 76:70.

Shtyp në Letër