Trego dhe Thuaj
E pyeta mamin a mund të ngisja ballëzën time dyrrotëshe [skuterin]. Ajo tha se mund ta ngisja atë vetëm rreth e rrotull bllokut të godinave të lagjes. Unë shkova paksa më tutje dhe humba rrugën. U ndjeva i trembur dhe bëra një lutje. Më pas, i njoha disa vende dhe e dija se isha pranë shtëpisë sime. Jam mirënjohës që Ati Qiellor më ndihmoi.
Xhek S., 9 vjeç, Masovia, Poloni
Bëra zgjedhjen që të pagëzohesha dhe jam e gëzuar që e bëra! Bërja e zgjedhjeve të drejta është e rëndësishme.
Alisia P., 9 vjeçe, Masovia, Poloni
E di se po zgjidhja të drejtën dhe po ndiqja shembullin e Jezu Krishtit duke u pagëzuar. Ndjeva lumturi dhe ngrohtësi më pas. E dua Shpëtimtarin tim.
Sion M., 9 vjeç, Uaikato, Zelandë e Re
Babai im i jep shërbesë një burri që është i verbër. Unë doja të bëja diçka për të. Babai im më ndihmoi të krijoja në mënyrë të sigurt një mesazh të veçantë duke bërë vrima në një copë kartoni në mënyrë që burri të mund ta kuptonte me gishtërinjtë e tij. Aty lexohej: “Jezusi të do”. Unë shkova me babin për t’ia dhënë. Burri u befasua dhe u lumturua kur i preku shkronjat.
Embër F., 6 vjeçe, Jutë, SHBA
Ne u ndiem si Nefi kur bëmë harqet tona.
Nil dhe Aron H., 8 dhe 10 vjeç, Alaskë, SHBA
Shkolla ime bëri mësim në largësi për njëfarë kohe për shkak të COVID-19. Unë bëra një model të tempulli nefit gjatë pushimit midis orëve të mësimit.
Samuel J., 9 vjeç, Ohajo, SHBA
Ne e duam Shpëtimtarin tonë dhe e kujtojmë gjithnjë Atë.
Vianka dhe Avril V., 10 dhe 6 vjeçe, Kundinamarka, Kolumbi
Meredit B., 7 vjeçe, Karolina e Veriut, SHBA
“Tempullin Shum’ Dua t’Shoh”, Klara B., 11 vjeçe, Minesotë, SHBA
“Ardhja e Dytë”, Santiago C., 11 vjeç, Santiago, Kili
Emerson G., 8 vjeç, Uashington, SHBA