2021
Çaj apo Lëng Mangoje?
Korrik/Gusht 2021


Çaj apo Lëng Mangoje?

Autorja jeton në Kaliforni, SHBA..

Kjo histori ndodhi në Tajvan.

“Pse nuk deshe çaj?” pyeti Hiro.

“Mbro drejtësinʼ” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 81).

two boys in school uniforms walking through a market

Çangu po ecte përgjatë një rruge të mbushur me njerëz në Tajvan. Shoku i tij Hiro ishte në krah të tij. Kishte njerëz ngado! Blerësit vështronin rrobat që ishin për shitje, fëmijët luanin lojëra dhe njerëzit nxitonin duke folur nëpër telefona. Çangu e mbante fort çantën e tij të shkollës për t’u siguruar që të mos i binte.

“Nuk më besohet që viti shkollor pothuajse po mbaron!” tha Çangu me zë të lartë që të mund ta dëgjonte Hiro.

“E di! Jam gati që të mbarojnë orët e mësimit”, tha Hiro.

Çangu dhe Hiro kaluan nga tezgat që shitnin gjithfarë lloj ushqimesh. Frutë dragoi dhe luleshtrydhe. Byreçka kërcitëse. Rrotulla akulloreje me kikirikë. Kishte aroma gjërash të shijshme gjithandej! Por e vetmja gjë që mund të mendonte Çangu, ishte sa vapë kishte e sa i djersitur ishte.

“Më duket sikur jam brenda në furrë!” tha Çangu.

“Edhe unë”, tha Hiro. “Le të blejmë disa pije.”

Ata u drejtuan te një tezgë që shiste pije me ngjyra të forta.

Hiro nxori disa para. “Dy çaj të gazuar, ju lutem.”

Çangu e dinte se çaji ishte në kundërshtim me Fjalën e Urtësisë. “Në fakt, a mund të marr një lëng mangoje?” pyeti ai.

Hiro u kthye për të parë Çangun. Çangut iu mblodh stomaku. Mos mendoi Hiro se ai ishte i çuditshëm që nuk mori çaj?

Gruaja i dha Hiros një çaj të ftohtë të gazuar dhe një lëng mangoje Çangut. Më pas djemtë u kthyen në rrugën për shtëpi.

Hiro e rrufiti pijen e tij. “Pse nuk deshe çaj? Është shumë i mirë!”

Çangu kafshoi buzën. “Ëë, unë nuk pi çaj.”

“Përse jo?”

Çangu mendoi si t’i përgjigjej pyetjes. Misionarët i kishin dhënë mësim rreth Fjalës së Urtësisë. Në orën e mësimit në Fillore ai kishte mësuar se mbajtja e Fjalës së Urtësisë e ndihmonte që të kishte Frymën e Shenjtë me vete.

“Unë besoj në Perëndi dhe Ai do që unë të kujdesem për trupin tim. Ai kërkon që ne të mos pimë çaj apo kafe ose alkool”, tha Çangu.

“Nga e di ti këtë?” pyeti Hiro.

“Mësova rreth kësaj në kishë.”

Hiro piu dhe një gllënjkë nga pija e tij. “Kjo duket marrëzi. Është thjesht çaj! Nuk do të të bëjë keq.”

Çangut iu duk sikur e kishte stomakun të mbushur me bretkosa që hidheshin sa andej-këndej. Si mund ta ndihmonte ai Hiron që ta kuptonte? Ndoshta dikush në kishë mund ta ndihmonte për t’ia shpjeguar Hiros.

“A dëshiron të vish ndonjëherë me mua në kishë? Unë shkoj në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Mund të mësosh rreth Perëndisë dhe Jezu Krishtit.”

Hiro u mendua për një çast. “Nuk mendoj se do të vij.”

“Dakord”, tha Çangu. Ai u ndje paksa i trishtuar që Hiro nuk donte të vinte në kishë me të. Por ai prapëseprapë ishte i gëzuar që e kishte dhënë dëshminë.

Më vonë, gjatë asaj jave, mësuesi i Çangut, z. Lin, u tërhoqi vëmendjen të gjithëve. “Nesër është dita e fundit e mësimit. Për shkak se të gjithë keni punuar shumë fort këtë vit, kam një surprizë. Do pimë të gjithë çaj të gazuar!”

E gjithë klasa brohoriti. Gjithkush me përjashtim të Çangut. Ai u struk në karrigen e vet. T’i thoshte mësuesit që nuk pinte çaj, do të ishte edhe më e vështirë sesa t’i thoshte Hiros! Të gjithë do të mendonin se ai ishte i çuditshëm, njësoj si Hiro.

boy raising his hand in class

Hiro ngriti dorën. “Z. Lin? Çangu nuk pi çaj. Kjo është një pjesë e fesë së tij. A mund të pijë lëng mangoje në vend të çajit?”

Z. Lin u drejtua nga Çangu. “A është e vërtetë kjo, Çang?”

Çangu pohoi me kokë.

Z. Lin buzëqeshi. “Në rregull. Për ty do të porosis lëng frutash në vend të çajit.”

Pas shkolle, Çangu dhe Hiro u kthyen në shtëpi së bashku më këmbë. “Faleminderit që e bëre atë”, tha Çangu.

Hiro buzëqeshi. “Ti je shoku im. Nëse diçka është e rëndësishme për ty, atëherë është e rëndësishme dhe për mua.”

Friend, July 2021 Tier 2

Ilustrimet nga Melissa Manwill