Miku Mikut
Çdo Herë nga një Pjeshkë
Nga një intervistë me Embër Hejlin
Kur isha vogëlushe, prindërit na çuan mua dhe motrën time në një pemishte në pronësi të Kishës. Ne shkuam atje që të ndihmonim për të mbledhur pjeshka. U ngjitëm në shkallë të larta dhe u zgjatëm përmes gjetheve të trasha për të këputur pjeshkat nga pemët.
Në fillim, ishim të emocionuara. Por shpejt, pushi i frutës bëri që të na kruheshin krahët! I thamë mamit: “Nuk duam ta bëjmë më këtë. Duam të ndalojmë.”
Mami na pyeti a e dinim se ku shkonin të gjitha pjeshkat. Kur i thamë jo, ajo na e shpjegoi.
“Secila prej këtyre pjeshkave çohet në një ndërtesë ku vullnetarët i vendosin ato në konserva. Pastaj ato konserva u jepen njerëzve që kanë nevojë për ushqim. Çdo vit, Kisha dhuron mijëra konserva ushqimi.”
Krejt papritur, motra ime dhe unë nuk u shqetësuam më për krahët që na kruheshin. Ne po ndihmonim njerëzit që kishin nevojë për ushqim! Pas asaj, ne u zbavitëm duke u ngjitur nëpër shkallë e duke i mbledhur frutat portokalli e me push.
Këtë vit ne të kemi kërkuar të marrësh pjesë në një ftesë të Duarve Ndihmëtare (shih revistën Miku të janarit 2021). Shërbimi ndaj të tjerëve ashtu sikurse shërbeu Krishti, është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bësh. Fëmijët kanë një mënyrë të veçantë për t’i dalluar ata që janë në nevojë dhe për ta dhënë vullnetarisht ndihmën e tyre. Një vepër e vogël shërbimi mund të mos duket si shumë në fillim. Por nëse të gjithë fëmijët anembanë botës kërkojnë mënyra për të shërbyer, veprat e shërbimit do të shtohen duke u bërë gjëra të mahnitshme!