2021
Jini Dashamirës
Korrik/Gusht 2021


Nga Presidenca e Parë

Jini Dashamirës

Përshtatur nga biseda “Prindërit dhe Fëmijët”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 61–67.

a boy and a girl reading together

Di për një të ri që ishte refugjat. Një grup të rinjsh të tjerë e vinin në lojë ngaqë ishte ndryshe. E vinin në lojë sepse fliste një gjuhë të ndryshme [nga ata]. Për Atin Qiellor është e pakëndshme kur ne jemi dashakeqës ose sillemi keq me të tjerët. Është diçka dashakeqëse ta ngacmosh dikë tjetër, ta sulmosh atë në grup ose të mos e pranosh atë në mesin tënd.

Të dashur fëmijë, bota jonë ka nevojë për mirësinë dhe dashurinë tuaj. Jini dashamirës ndaj njëri-tjetrit. Jezusi na mësoi t’i trajtojmë të tjerët ashtu siç duam të na trajtojnë. Ndërsa përpiqemi me sa mundemi që të jemi dashamirës, ne afrohemi më shumë me Të.

Nëse jeni dashakeqës ndaj dikujt – individualisht ose me një grup – mblidheni mendjen tani që të ndryshoni. Nxitini edhe të tjerët që të ndryshojnë.

Unë dëshmoj për Jezu Krishtin, Shpëtimtarin tonë, i cili na mësoi ta duam njëri-tjetrin ashtu si Ai na deshi. Unë lutem që ta bëjmë këtë.

Si të Zini një Shok ose Shoqe të Re

Friend, July 2021 Tier 2

Si i tregon dashamirësi dikujt që sapo po e njeh? Po sikur ai/ajo të jetë nga një vend tjetër? Për secilin hap, plotësoje rreshtin me një ide tënden.

  1. Buzëqesh dhe thuaj tungjatjeta.

    • “Tjeta! Si quhesh?”

    • “Jam i/e gëzuar që je në klasën tonë.”

    • ________________________________

  2. Mendo se si mund të ndihet ai/ajo:

    • I/E ndrojtur sepse nuk ka ende shokë e shoqe ose sepse flet një gjuhë të ndryshme.

    • I/E trishtuar sepse e ka marrë malli për vendin e vet.

    • I/E shqetësuar sepse ______________________.

  3. Ftoje atë.

    • “A dëshiron të luash me ne?”

    • “Le të ulemi bashkë.”

    • ____________________________

  4. Ji dashamirës/e dhe i/e dobishëm/me.

    • “A dëshiron të hamë drekë bashkë?”

    • “Ja çfarë bëjmë në vijim.”

    • _______________________________

  5. Mëso nga ai/ajo.

    • “Cila është loja jote e parapëlqyer?”

    • “Si thuhet kjo në gjuhën tënde?”

    • _________________________________

  6. Nëse e sheh që dikush po e trajton atë me dashakeqësi:

    • Fol në mbrojtje të tij/saj.

    • Bisedo me të ose luaj me të.

    • ____________________________

Friend, July 2021 Tier 2

Ilustrimet nga Abby Carter