Duke Ndihmuar Ashtu si Jezusi
Jezusi i Ndau Gjërat me të Tjerët
Pasi Jezusi u ringjall, Ai i pa dishepujt e Tij duke peshkuar në një barkë. Ata nuk po zinin fare peshq. Jezusi u tha atyre ta hidhnin rrjetën në anën tjetër të barkës. Ata zunë aq shumë peshq, saqë rrjeta e tyre u bë tepër e rëndë! Pastaj dishepujt u bashkuan me Jezusin në tokë. Ata u ulën me Të pranë zjarrit. Jezusi ndau bukë e peshq me ta. Ai e pyeti Pjetrin: “A më do ti mua?” Pastaj Ai tha: “Kulloti delet e mia”. Kjo do të thotë se Ai donte që Pjetri ta ndante ungjillin me të tjerët. Ne mund t’ia tregojmë dashurinë Jezusit duke ndarë gjëra me të tjerët, siç bëri Ai.
Unë ndihmova të bënim biskota për fqinjët tanë të rinj. Gruaja fliste vetëm arabisht, por ajo na ftoi brenda. Mundëm të kalonim kohë së bashku dhe ta njihnim njëri-tjetrin ndonëse nuk flisnim të njëjtën gjuhë. Ajo ishte shumë e sjellshme dhe kjo më bëri të ndihem mirë së brendshmi.
Grejson C., 5 vjeç, Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe