2021
Fjala e Urtësisë
Korrik/Gusht 2021


Histori nga Shkrimet e Shenjta

Fjala e Urtësisë

Joseph Smith speaking to other members

Jozef Smithi zhvilloi mbledhje për t’u dhënë njerëzve mësim rreth ungjillit. Nganjëherë burrat pinin duhan dhe e përtypnin atë.

Joseph and Emma talking

Kjo e shqetësoi Ema Smithin. Tymi dhe duhani bënin një rrëmujë të madhe dhe diçka rreth kësaj nuk dukej në rregull. Ema dhe Jozefi pyetën veten se si ndihej Perëndia rreth kësaj.

Joseph praying

Jozefi u lut dhe Zoti u përgjigj. Zoti i paralajmëroi anëtarët e Kishës rreth pirjes dhe përtypjes së duhanit. Ai tha se ato nuk janë të mira për trupin tonë. Ai gjithashtu i paralajmëroi ata rreth pirjes së çajit, kafesë ose alkoolit.

a pile of fruits and vegetables

Perëndia tha se duhet të hanin fruta, perime dhe ushqime të tjera të shëndetshme. Ne i quajmë këto mësime Fjala e Urtësisë.

a girl eating broccoli with chopsticks

Unë mund ta jetoj Fjalën e Urtësisë. Ati Qiellor do të më bekojë ndërsa kujdesem për trupin tim.

Ilustrimet nga Apryl Stott