2021
Të Dashur Miq
Korrik/Gusht 2021


I Dashur Mik,

Friend, July 2021 Tier 2

Përpara se të lindje, ti jetove me prindërit e tu qiellorë. Ati Qiellor bëri një plan për të gjithë ne që të vijmë në tokë për të mësuar e për t’u rritur. Ky është plani i lumturisë. Jezu Krishti na tregoi udhën kur Ai erdhi në tokë. Ndërsa zgjedh ta ndjekësh Atë, ti po zgjedh të ndjekësh planin e Atit Qiellor. Ti po rritesh për t’u bërë si Shpëtimtari!

Shko te faqja 26 për të mësuar më shumë rreth planit të lumturisë. Pastaj luaj lojën te faqja 16.

Me dashuri,

Miku

Vendet Ku e Lexojmë Revistën Miku

two boys holding copy of the Friend

Denzel B. dhe Elba E., 8 dhe 9 vjeç, e lexojnë revistën Miku në anglisht në shtëpi dhe në Kishë në Dar-es‑Salam, Tanzani.

Na Pëlqen Shumë ta Shohim Tempullin

family at the temple

Abrahami, Fernando dhe Enok T., 7, 10 dhe 5 vjeç, vizituan Tempullin e Guadalaharës në Meksikë me prindërit e tyre.

Delet e Jezusit

girl blowing cottonball with straw

Më pëlqeu veprimtaria që duhej t’u fryja deleve për te Jezusi nga idetë te manuali Eja, Më Ndiq (shtator 2020).

Ari S., 4 vjeçe, Teksas, SHBA